Përvjetori i shtatë i Shpalljes së Pavarësisë e gjen Kosovën të pashpresë, të mjerë dhe me mijëra qytetarë të saj që po ikin nga zori. Shtetit më të ri të Evropës, për të cilën aq shumë u investua nga Bashkësia Ndërkombëtare 15 vjet më parë, shtatë vjet pas pavarësimit të saj qytetarët po i shesin pronat për të mos u kthyer kurrë më.
Nuk duan të dinë më për këtë shtet, ata me fëmijë në dorë, që paguajnë grupe kontrabandistësh për t'i hedhur ilegalisht brenda kornizave të Schengenit. Çdo natë autobusët po mbushen me gra, fëmijë, burra e të rinj, të cilët marrin rrugën plot rreziqe në kërkim të perspektivës drejt vendeve të Evropës.
Kush e kishte menduar këtë eksod që do të na shfaqet përpara syve tanë, shtatë vjet pas pavarësimit të Kosovës?!
Sot në përvjetorin e saj, Kosova nuk është histori suksesi. Në ballinat e medieve më të mëdha ndërkombëtare zënë vend fotot e qytetarëve që po ikin, të përcjellë me komentet që u bëjnë me dije lexuesve të tyre se në krye të këtij shteti janë të korruptuarit, të përfshirë edhe në krim të organizuar.
/Shqiptarja.com