Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë pjesë e një feste të veçantë familjare, teksa ka festuar fejesën e vëllait të saj.

Në pamjet e publikuara nga festa, Bebe shihet duke iu bashkuar atmosferës teksa kërcen vallen shqiptare së bashku me disa vajza të tjera, nën ritmet e muzikës tradicionale.

Për mbrëmjen festive, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë.

Me shumë energji dhe buzëqeshje, Bebe duket se e ka shijuar në maksimum festën familjare, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj me traditat shqiptare.