Festë në tregjet e Tiranës/ Qytetarët blejnë produkte për natën e Vitit të Ri, tregtarët: Çmimet nuk ndryshojnë nga viti i kaluar

Atmosfera e festave ndjehet dhe në tregjet e Tiranës. E ashtu si tashmë është bërë traditë, qytetarët kanë nisur fluksin e blerjeve të produkteve ushqimore. Për tregtarët kjo është periudha më e favorshme.

Ata thonë për Report Tv se çmimet nuk kanë shumë ndryshim nga viti i kaluar, përveç disa produkteve specifike.“Çmimet nuk kanë ndryshuar, janë pothuajse si vitin e kaluar. Është rritur vetëm çmimi i disa prej produkteve që vijnë nga jashtë”, shprehet një tregtar. 

Ndërsa qytetarët thonë se çmimet e produkteve janë të përballueshme, përveç disa produkteve që rriten çdo vit. “Çmimet janë të përballueshme, me luhatje të vogla por nuk kanë ndryshuar shumë”, shprehet një qytetar.

Sa i përket produkteve që blehen më së shumti nga qytetarët, tregtarët tregojnë se janë frutat dhe produktet e mishit dhe të peshkut. Ata theksojnë se qytetarët dinë të festojnë bollshëm, dhe nuk kursehen për festat e fundvitit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt