Festim Korra shpallet
në kërkim ndërkombëta

Festim Korra shpallet<br />në kërkim ndërkombëta
TIRANE - Kërkime ndërkombëtarë për Festim Korrën njeriun që në 13 qershor të këtij viti, ekzekutoi me armë zjarri në qëndër të Elbasanit shtetasin, Hyqmet Pasha. Ky i fundit kishte vetëm 19 ditë që kishte dalë nga burgu i Peqinit, dhe se ditën e vrasjes ishte paraqitur në zyrat e kompanisë ”Sagem” për të aplikuar për një pasaportë biometrike, ku dhe do të largohej jashtë shtetit menjëherë sapo ta shtinte në dorë pasaportën.

Mirëpo, Festim Korra, djali i Qemal Korrës, ky i fundit i ekzekutuar nga Pasha në 1997, e ka qëlluar për vdekje me armë zjari. Policia dhe prokuroria e Elbasanit arritën të zbulojnë në atë kohë vetëm mjetin me targa angleze KJ 53 LUD, dhe të identifikojnë autorin e krimit, shtetasin Festim Korra, por jo ta arrestojnë atë. Kërkimet per Korrën në Shqipëri janë kryer gati dy muaj me rradhë, por pa rënë në gjurmë të tij.

Nisur nga kjo situatë, policia Shqiptare i ka kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit, për publikimin e të dhënave dhe zhvillimin e kërkimeve ndërkombëtare nëpërmjet agjentëve në Evropë për arrestimin e Festim Korrës, si autor të vrasjes së shtetasit Hyqmet Pasha dhe plagosjes së kalimtares Lindita Callandej. Kërkesa e policisë është miratuar dhe se prej disa ditësh, Interpol, ka publikuar foton e Festim Korrës, në listën e personave të pallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara