Në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë festimet janë shtrirë në të gjitha qytetet e vendit. Edhe Lezha ka përkujtuar 105-vjetorin. Aktivitet në nderim të kësaj ditë të rëndësishme, nisen me ngritjen e flamurit dhe vendosjen e kurorave me lule pranë obeliskut të Besëlidhjes, ndërsa të pranishëm ishin autoritet lokale, deputet si dhe dhjetëra qytetarë.

Sot është një festë Kombëtare, dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që të kenë qetësi, maturi, drejtësi në drejtimin e Shqipërisë. Një thirrje e veçantë për politikanët. Të sensibilizohen nga kjo dit ë madhe dhe të bëjnë më shumë për këtë komb të mrekullueshëm që meriton më shumë nga ç’ka deri tani”, tha Fran Frrokaj Kryetar i Bashkise Lezhe.

“Më lejoni ti uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e Pavarsisë!”

Në Elbasan festimet ka nisur në qendrën e qytetit ku në nderë të festës së pavarësisë u ngritjes së Flamurit tek shtatorja e Aqif Pashës. Edhe në Elbasan politikanët përcollën mesazhet e tyre të urimit.

Sot miq me të vërtetë është një feste e kombëtare, do ti ftoj të gjithë shqiptarët që të kenë qetësi, maturi, drejtësi, zemërgjerësi në drejtimin e Shqipërisë. Një thirrje të veçantë për të gjithë politikanët kudo që ndodhen të sensibilizohen nga kjo ditë e madhe dhe të bëjnë më të mirët për këtë komb të mrekullueshëm, i cili meriton më shumë sesa ka deri tani.

 “Më lejoni që t’iu uroj të gjithë popullit të Lezhës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë gëzuar festën e Pavarësisë, të kemi gjithë të mira.”, tha Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë.

Përfitojmë nga rasti për të uruar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Elbasanit, një nga vatrat më patriotike dhe mikpritëse për të uruar 28 nëntorin. Është një ditë e rëndësishme që tregon dhe një herë në këto 105 vite histori, ne duhet të reflektojmë qoftë si klasë politike, por dhe si popull, për të gjitha arritjet por dhe për gabimet tona. Unë ju uroj gëzuar 28-29 nëntorin por më shumë në këto ditë pavarësie për të qenë të pavarur në të gjitha mendimet tona të këqija për ta zhvilluar dhe ecur sa më mirë për vendin tonë.”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Më vjen mirë që çdo 28 nëntor këtu sheshi është i mbushur plot me qytetarë dhe të rinj, të reja, fëmijë, sepse ne duhet që t’ia edukojmë mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe brezave të rinj dhe aq më mirë që politika është bashkë çdo 28 nëntor, gëzuar të gjithë shqiptarëve”, tha Evis Kushi.

Edhe Berati iu bashkua festimeve për 28 Nëntorin dhe 105 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Deputetë të majtë të qarkut, drejtues të institucioneve vendore, përfaqësues të bashkisë, qarkut dhe prefekturës kryen homazhe pranë Përmendores kushtuar heronjve të kombit. Nderime dhe kurora me lule u vendosën pranë përmendores. Në këtë ceremoni është vënë re mungesa e përfaqësuese të Partisë Demokratike dega Berat.

Ndërkohë në Fier kremtimet për pavarësinë janë përqendruar në Sheshin Europa Plazza ku qindra qytetare, përfaqësues te forcave politike dhe fetare kane ndjekur ceremoninë e organizuar me këtë rast në ditën simbol te ngritjes se Flamurit tone Kombëtare.

Do doja që t’ia uroja të gjithë fierakëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, gëzuar 28 nëntorin, festën e pavarësisë. 28-nëntori është një ditë e shenjtë kudo ku ka shqiptarë, e që ja vlen të festohet bashkarisht”, u shprehën politikanë në Fier

Pavarësia e Shqipërisë është festuar edhe në qytete të tjera të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Ndërkohë një takim Nën brohoritjen “Me Shqipëri s'pranojmë kufi”, qytetarë nga Prishtina, Shkupi e Çamëria janë bashkuar në Morinë, kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë për të kërkuar bashkimin etnik mes dy vendeve, ku zyrtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar thanë se qysh nesër do t'i dorëzojnë kërkesën për bashkim qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com