Premier League e futbollit në Angli është në javën e 28-të. Këtë të shtunë me fillim nga 16:00 u zhvilluan katër duele. Në Birmingham, Aston Villa fitoi 3-0 me Bournemouth, teksa Brentford dhe Leicester barazuan 1-1. Wolves humbi 2-4 në shtëpi me Leeds. Në stadiumin "Shën Maria", Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin. Spurs humbën Richarlison, me sulmuesin që doli nga fusha në minutën e 5-të për shkak të një dëmtimi. Në 18:30 Chelsea dhe Everton barazuan 2-2.
Në "St. Mary Stadium", Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin për javën e 28-të të Premier Leagues. Miqtë e Contes kaluan të parët në avantazh në minutën e 45+1 të ndeshjes me Porro, pas asistit të Son. Adams në të 46 minutë barazoi për 1-1, teksa Kane në minutën e 65 kaloi sërish Spurs në avantazh. Perisic në minutën e 74 shënoi për 1-3, ndërsa Walcott në të 77 shkurtoi për 2-3. Kur pritej fërshëllima e fundit e arbitrit, Ward-Prowse në të 90+3 dërgoi shifrat në 3-3, me skuadrat që ndajnë nga një pikë. Tottenham në këtë duel humbi sulmuesin Richarlison, me brazilianin që u dëmtua në minutën e pestë. Spurs me 49 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa Southampton vijon që me 23 pikë të jetë në vendin e fundit të Premier League.
Chelsea dhe Everton barazuan 2-2 për javën e 28-të në Premier League. Ndeshja e zhvilluar në "Stemford Bridge" prodhoi katër gola, me djemtë e Potter që nuk ditën të mbanin avantazhin dy herë. Blutë shënuan me Joao në minutën e 52-të, teksa Doucore në të 69 barazoi për Everton. Havertz nga pika e bardhë në të 76 shënoi te Chelsea për 2-1. Kur pritej që ndeshja të mbyllej, Simms shokoi tifozët vendas me golin e barazimit. Pas dy fitoreve radhazi, Chelsea ndalet në shtëpi dhe me 38 pikë mban vendin e 10-të. Everton me 26 pikë renditet në vendin e 15-të.
Premier League - java 28-të:
16:00
Aston Villa 3-0 Bournemouth
Brentford 1-1 Leicester
Southampton 3-3 Tottenham
Wolves 2-4 Leeds
18:30 Chelsea 2-2 Everton
Renditja:
Chelsea dhe Everton barazuan 2-2 për javën e 28-të në Premier League. Ndeshja e zhvilluar në "Stemford Bridge" prodhoi katër gola, me djemtë e Potter që nuk ditën të mbanin avantazhin dy herë. Blutë shënuan me Joao në minutën e 52-të, teksa Doucore në të 69 barazoi për Everton. Havertz nga pika e bardhë në të 76 shënoi te Chelsea për 2-1. Kur pritej që ndeshja të mbyllej, Simms shokoi tifozët vendas me golin e barazimit. Pas dy fitoreve radhazi, Chelsea ndalet në shtëpi dhe me 38 pikë mban vendin e 10-të. Everton me 26 pikë renditet në vendin e 15-të.
Në "St. Mary Stadium", Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin për javën e 28-të të Premier Leagues. Miqtë e Contes kaluan të parët në avantazh në minutën e 45+1 të ndeshjes me Porro, pas asistit të Son. Adams në të 46 minutë barazoi për 1-1, teksa Kane në minutën e 65 kaloi sërish Spurs në avantazh. Perisic në minutën e 74 shënoi për 1-3, ndërsa Walcott në të 77 shkurtoi për 2-3. Kur pritej fërshëllima e fundit e arbitrit, Ward-Prowse në të 90+3 dërgoi shifrat në 3-3, me skuadrat që ndajnë nga një pikë. Tottenham në këtë duel humbi sulmuesin Richarlison, me brazilianin që u dëmtua në minutën e pestë. Spurs me 49 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa Southampton vijon që me 23 pikë të jetë në vendin e fundit të Premier League.
Golat e Tottenham: