Ka ulur siparin edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, që për pesë ditë me radhë e ktheu Pogradecin në qendrën e kinemasë ballkanike. Mbi 60 filma nga vende të ndryshme të rajonit konkurruan në kategori të ndryshme, ndërsa juria shpërndau çmimet për krijimet më të vlerësuara të këtij edicioni.
Regjisori dhe organizatori Eno Milkani u shpreh se festivali vijon të sjellë çdo vit histori dhe produksione të ndryshme nga Ballkani, ndërsa këtë vit, sipas tij, u arrit një shpërndarje më e gjerë e çmimeve mes vendeve pjesëmarrëse.
Pas 16 vitesh organizim të pandërprerë, festivali vijon të mbetet një nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme të qytetit të Pogradecit.
Vlerësimi i filmave në garë nuk ka qenë i lehtë për jurinë, për shkak të nivelit të lartë artistik dhe cilësisë së produksioneve të paraqitura nga autorët ballkanikë.
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë u themelua 16 vite më parë nga gazetari Fatos Baxhaku, producentja Gerta Qurku dhe regjisori Eno Milkani. Pas ndarjes nga jeta të Baxhakut, ceremonia e mbylljes vijon të zhvillohet simbolikisht në emër të tre themeluesve, si një homazh për kontributin e tij në ngritjen dhe vazhdimësinë e festivalit.
Çmimet e Edicionit të 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit & Kulinarisë, Pogradec ‘26
Best Student Short, Waiting for the Train (Slloveni)
Regjia Armin Čulić
Best Short, Choice (Maqedonia e Veriut)
Regjia Marko Crnogorski
Best Animation Wing It (Turqi)
Regjia Başak Bali & Deniz Tunçdibek
Best Feature, Hallway to Nowhere (Kroaci)
Regjia: Zvonimir Munivrana
Balkan Spirit Award, Maricel (Greqi)
Regjia Elias Demetriou
Çmimi “Fatos Baxhaku”, Sara (Dokumentar, Kosovë)
Regjia Burim Haliti
Jury Special Mention, The Couch (Shqipëri)
Regjia Enxhi Rista
Best Film, Everybody Calls Redjo
Regjia Ibër Deari
Jury Award, Chimneysweeper (Animacion, Bullgari)
Regjia Nastimir Nikolov Tsachev
Festival Award, Remember (Turqi)
Regjia Hüseyin Küpeli
Komente







