Nis festivali ‘Hapat’, Gjergj Prevazi e regjisorët nderojnë Mirush Kabashin! 2 shfaqje në ditë, të dielën vlerësohen projektet më të mira

Nisi me Homazh për aktorin Mirush Kabashi, konferenca për çeljen e Festivalit Teatror “Hapat” në Arturbina... Drejtuesi i Teatrit Eksperimental, artisti Gjergj Prevazi dhe 10 regjisorët e pranishëm, mbajtën një minutë heshtje për artistin që u nda nga jeta këtë të martë...

Janë shfaqjet “Të parët dhe të fundit” dhe “Yjësit” që çelin Festivalin. Duke nisur nga kjo mbrëmje deri të dielën do të mbahen nga dy shfaqje në ditë.

Festivali “Hapat” është finalizimi i punës me Fondin e Teatrit Për Të Rinj, ku me një buxhet 10 milionë lekë të ndarë nga Ministria e Kulturës, artistët përgatitën 10 projektet e tyre dhe i interpretuan ato krahas Tiranës edhe në qytete të tjera.

Juria e kryesuar nga Besfort Idrizi, ka në përbërje specialistë për të vlerësuar të gjitha komponentët e një shfaqje teatrale, përfshirë muzikën, skenografinë, kostumografinë, interpretimin, apo regjinë për të cilat do të ketë përkatësisht nga një çmim në natën finale.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla