Mirush Kabashi, 'Sokrati' që na nderoi në arenën ndërkombëtare!' Bujar Asqeriu në Report Tv: Në poezi ishte mbret

Aktor i jashtëzakonshëm! Aktor me dimensione të tilla i ka të rrallë bota. Luante me sukses komiken dramatiken e tragjiken!” Kështu do ta kujtojnë miqtë e tij aktorë Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Për të rinjtë që i hyjnë botës së artit, Mirush Kabashi është shembull që duhet ndjekur.

Në një intervistë për Report Tv aktori i njohur Bujar Asqeriu thotë se ndarja nga jeta e Mirush Kabashit është një humbje e madhe për të gjithë dhe teatrin.

‘Humbëm një artist të madh që me punë la gjurmë të mëdha në artin teatral dhe kinematografik. Një humbje e madhe për të gjithë. Ishte aktor i rrallë tragjiko komik. Me figurën e Sokratit na nderoi në arenën ndërkombëtare”

Më pas aty në poezi ku Mirush Kabashi ishte ’mbret’

“Në poezi ishte mbret. E dashuronte poezinë në mënyrë të mahnitshme. Unë që rrija shumë kohë me të. Në çdo event që shkonim ai merrte dhe diskun e muzikës që do të shoqëronte me të. Vargjet e Ali Asllanit. Mitrush Kutelit, Ali Podrimës tingëllonin në mënyrë magjike në gojën e tij” tha Asqeriu për emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv. 

Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu në filmin Radiostacioni 1979

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Mirush Kabashi aktor karakteri që rrallë gjendet! Vasjan Lami: E imagjinoja edhe 100 vjeç e të luante

 

‘Ishte një nga aktorët e rrallë dhe shembull si duhej punuar!’ Kështu do ta kujtojë aktorin e njohur Mirush Kabashi, Vasjan Lami

“E imagjinoja edhe 100 vjeç e të luante. Të kishe atë aktor, ishte jashtëzakonisht komod, pozitivitetin e shembullin e vet e induktonte në grup. Ishte aktor karakteri që rrallë gjendet. Janë të rrallë aktorët që qoftë dhe për batuta teke mbahen mend në breza. Kishte humor elegant. Nuk ka qenë aktor tavolinash. Atë çfarë jipte e jipte me elegancë dhe ishte gjithmonë i mirëpritur dhe i dëshiruar” kujton aktori Lami në një prononcim për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Ora 12:21
'Gjithmonë buzagaz, asnjëherë s'u ankua' Bujar Asqeriu kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin

 

Mirush Kabashi ishte jo vetëm një aktor i shkëlqyer por dhe një njeri me vlera, me emrin e bukur që jepte vetëm pozitivet.

Bujar Asqeriu kujton dhe një moment me Mirush Kabashin.

“Kemi qenë në Vlorë ishte bashkë me të shoqen. Nuk më pëlqeu portreti i tij por ai nuk e dha asnjëherë veten.

“Si je a je mirë me shëndet” e pyeta

“Mirë jam mirë. Asnjëherë nuk u ankua. Gjithmonë buzagaz. Çudi e madhe, sepse të gjithë thonë më dhemb kjo apo jo.. po jo … Ai kurrë”

Bujar Asqeriu ende nuk e beson se Mirush Kabashi është ndarë nga kjo botë.

“Donte vetëm të notonte. Ti jepje det, lum, liqen! Më vjen çudi si u shkëput nga jeta në moshë të tillë. Trupi i tij ishte gati prej një atleti, kujton Asqeriu për emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja