Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën 'Evita', siç ka emrin vajza e saj! Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës

Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën 'Evita', siç ka emrin vajza e saj! Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës

Elsa Lila

Elsa Lila është zyrtarisht një nga 26 këngëtarët e përzgjedhur, për edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Në listën e publikuar, bëhet i ditur edhe titulli i këngës së artistes që është pikërisht emri i vajzës së saj, "Evita",  Për këtë vit, si kandidatë për fitues të Festivalit të fundvitit, që do të prezantojë vendin në Eurvizion 2023, në Britaninë e Madhe janë 22 këngëtarë dhe 4 grupe.

Emra të tjerë të njohur skenës shqiptare janë këngëtarë si Manjola Nallbani, Petrit Ccarkaxhiu, Rovena Dilo e Rezarta Smaja.Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Elsa Lila lajmëroi në rrjetet sociale një produksion të ri muzikor, ku ndërsa shprehte mirënjohjen për ata që e mbështetën, premtoi ritakimin në Shqipëri. Dalja në skenë e këngëtares vjen, pas hetimit për përfshirje me një grup kriminal, proces në të cilin arriti të fitojë pafajsinë.

Në Festivalin e Këngës ajo ka lënë gjurmë  me këngë si "Larg urrejtjes" dhe  "Pyes lotin", ndërsa në vitin 2007 mori pjesë edhe në "Sanremo" në Itali.

LISTA E KËNGËTARËVE QË DO TË MARRIN PJESË

Artisti                                               Kënga

2 Farm                                             Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi        Melodi

Albina Kelmendi                             Duje

Anduel Kovaçi                                Malli

Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila                                          Evita

Enxhi Nasufi                                  Burrë

Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi                                          Ma kthe

Fabian Basha                                 Një gotë

Fifi                                                 Stop

Franc Koruni                                 Në pritje

Genti Hoxha                                 Ajër

Gjergj Kaçinari                              Dje

Luna Causholli                             Jetën ta fal

LYNX                                            Nëse ke besim

Manjola Nallbani                         Dua

Permit of Stay                              Fobia

Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi

Rezearta Smaja                            N’Eden

Rovena Dilo                                 Motit

Sara Kapo                                    Para teje

Serxhio Hajdini                            Vështirë

Urban Band                                 Në çdo hap

Vanesa Sono                                Aroma jonë

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lela: 29/10/2022 19:15

    U them une futiesin tani .mos e zhvilloni fare koncertin mos shpenzoni fare.punojne nji jet kengetaret ne shqiperi dhe ju hedhin nji fshes sikur nuk jan me pislleqet qe bejne oganizatoret nxjerrin fitusi pa fillu festivali.a thu mendojne se keto gjera nuk I kuprojme?paska ngel Elsa Lila te kendoj ne festivalin shqiptar maaaaa daaaaaj.

    Përgjigju
  • katani: 29/10/2022 13:46

    u kthye la mama e dyte , ja paskan konfiskuare the ato qe beri me mall, te shpresojme tani ndonj gje nga paret e albvanistaneve

    Përgjigju
  • Mirela: 28/10/2022 15:32

    Me në fund këngëtare me vlera të larta .suksese dhe na nderofshin

    Përgjigju
  • anna: 28/10/2022 09:17

    Suksese Elsa Lila

    Përgjigju
  • Elona: 28/10/2022 07:24

    Evita eshte emri i vajzes se saj .!Kjo po qe eshte kengetare per te na prezantuar nese fiton me RTSH.

    Përgjigju
  • Limone: 27/10/2022 23:35

    Evita si emër i përveçëm, ç lidhje ka me përkthime gjoja?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici