TIRANE - Nën një atmosferë festive dhe nën syrin kurioz të qytetarit, ka nisur i ashtuquajturi “Festivali i Dritave”, ku në institucionet e Kryeministrisë dhe atë të Kryesisë së Kuvendit, janë projektuar drita shumëngjyrëshe dhe projeksione filmike, në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e çlirimit të atdheut.
Ka qenë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila ka ndezur çelësin e nisjes së Festivalit të Dritave në ambientet e Kryeministrisë, në orën 17:30.
Projeksionet janë pamje filmike, ku pasqyrohet njëkohësisht, e kaluara e historisë së Shqipërisë, dhe ndryshimet e vendit në ditët e sotme, duke dhënë kështu një panoramë njëkohësisht të së shkuarës dhe së tashmes.

Dritat dhe pamjet filmike, pasqyrohen njëkohësisht në të dy godinat përballë njëra-tjetrës, atë të Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. “Festivali i Dritave” është një tjetër risi që vjen në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO