“Reality” filmi satirë i regjisorit italian, Mateo Garone fitoi vendin e dytë, ndërsa ndërsa vendin e tretë e mori komedia “The Angels” nga Ken Loh.
Çmimi për aktorin më të mirë mashkull i takoi aktorit danez, Mads Milesen, për rolin në “The Hunt”, kurse çmimin e aktores më të mirë femër e ndanë Kristina Flutur dhe Kosmina Straten për rolet në filmin “Beyond the Hills”.
Fituesit u zgjodhën nga një juri e drejtuar nga regjisori italian Nani Moreti, dhe përfshinte aktorët Ewan McGregor, Diane Kruger, regjisorin Alexander Payne dhe dizenjatorin e modës Jean-Paul Gaultier. 12 ditët e festivalit u shoqëruan me plot stil dhe modë, dhe qindra aktorë të njohur hollivudianë dhe njerëz të artit ecën nëpër tapetin e kuq.
(sg/shqiptarja.com)
