Festivali i filmit në Venecia, Roberto Benigni merr çmimin e karrierës, dedikimi për bashkëshorte që i emocionoi të gjithë: Para dhe pas teje, e vetmja mënyrë që e mas kohën

Festivali i filmit në Venecia, Roberto Benigni merr çmimin e karrierës, dedikimi për bashkëshorte që i emocionoi të gjithë: Para dhe pas teje, e vetmja mënyrë që e mas kohën

Roberto Benigni, aktori i famshëm italian u nderua me çmimin e karrierës festivalin e Filmit në Venecia, por që çmimin e tij ai i ka dedikuar bashkëshortes së tij.

"Dua t'i kushtoj disa momente të fjalimit tim aktores time të preferuar: Nicoletta Braschi. Unë nuk mund të ia kushtoj këtë çmim asaj, sepse çmimi është i saj. Ne bëmë gjithçka së bashku për dyzet vjet. Unë di vetëm një mënyrë për të matur kohën: me ty dhe pa ty”, tha Roberto Benigni ndërsa i  kushtoi gruas së tij Luanin e Artë për arritje në karrierë.

Në ceremoninë e hapjes ku padyshim respektohen masat anti-covid, dhe 68-vjeçari solli në skenë hijeshinë dhe fjalimin e tij të mbushur me plot humor.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më duan dhe besuan në atë që po bëja. Që nga njerëzit e parë që më mbështetën, pa të cilët nuk do të bëja asnjë hap kur të bashkohesha me showbiz –in. Unë vij nga asgjëja. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, një varfëri aristokratike, por një varfëri e vërtetë, e bukur. Shumë njerëz më ndihmuan në këtë udhëtim që më solli këtë dhuratë të mrekullueshme”, u shpreh aktori.

Yje të kinemasë botërore morën pjesë në ceremoni, shumë prej të cilëve po konkurrojnë për një çmim prestigjioz të “Luanit të Artë”.

Në 8 shtator është edhe premiera e filmit ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi, një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Festivali i Filmit do të vijojë deri në datën 12 shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën