Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri ‘Një udhëtim i shkurtër”, arriti të triumfojë mes 12 produksioneve në kategorinë ‘Orizzonti’ (për filmat me metrazh të shkurtër) në këtë edicion të 80-të të Bienales.
Në një intervistë për "Report tv" regjisori rrëfeu më herët se realizimi i filmit ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj.
"Për mua fokusi ishte të tregoja jetën e një çifti të ri, të cilët përballë endrrës për një jetë më të mirë diku tjetër, janë të gatshëm të shkojnë në limitet e marrëdhënies së tyre. Këto janë kompromise të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e shqiptarëve si emigrantë, dhe është një fenomen shumë i vështirë për t’u injoruar. Më pas për mua, shkrimi dhe realizimi i skenarit ishin rruga e duhur për të kuptuar më mirë dëshirat, përjetimet dhe kufijtë e këtyre individëve. Si shqiptar, e ndiej që është e nevojshme që punët artistike të reflektojnë tematikat e vendit tonë”, është shprehur Beqiri.
Ndonëse filmi pati mbështetjen e Ambasadës Franceze, dhe u xhirua po në Francë, Beqiri deklaroi se e konsideron një produksion dhe histori shqiptare.
Aktorët protagonistë pjesëmarrës janë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktari dhe Ëalid Afkir...
"Xhirimet e filmit janë realizuar në Marsejë, përgjatë 5 ditëve. Ky ishte shesh xhirimi im i parë në një shtet të huaj, ku fliteshin tre gjuhë të ndryshme; shqip, anglisht dhe frëngjisht. Si çdo shesh xhirim tjetër, je në luftë të vazhdueshme me kohën dhe fakti që arritëm ta xhironim filmin në 5 ditë është falë organizimit të mirë të ekipit. ..Unë mendoj që filmi është shqiptar, duke u nisur nga fakti se ngjarja e filmit vjen nga një kontekst shqiptar, aktorët kryesorë janë po ashtu shqiptarë, dhe mbi të gjitha dhe unë jam shqiptar.”, ka thënë Beqiri.
Dajlok te uroj sukses . Zoti ju rujt o dajlok. Suksese ????
Përgjigju