GJIROKASTËR-Ngjarjet e dhimbshme të Kumanovës zbritën edhe në skenën e festivalit folklorik mbarëkombëtar të Gjirokastrës, e cili mbrëmjen e së dielës çeli siparin për këtë edicion.
Ishte kryeministri i vendit Edi Rama, i cili u kërkoi të pranishmëve një minutë heshtje për ngjarjet në Kumanovë.
“Ju kërkoj ndjesë, por e kam të pamundur që ta çel fjalën përshëndetëse për këtë festë të shpirtit të kombit tonë, pa iu kërkuar të gjithëve që në emër të këtij shpirti që na lidh me njëri-tjetrin që kur ekzistojmë, të mbajmë një minutë heshtje për jetët e pafajshme të të vrarëve në tragjedinë e Kumanovës.”-tha Rama në çeljen e festivalit Folklorik të Gjirokastrës.

(Foto:Të pranishmit në Festivalin e Gjirokastrës mbajnë një minutë heshtje)
Më pas kreu i qeverisë kishte diçka për këtë thënë për këtë event tashmë i kthyer në traditë në qytetin gurtë që prej vitit 1968.
Në edicionin e 10 të këtij festivali 12 grupe artistike nga të gjitha qarqet e vendit për 6 ditë më radhë do shpalosin asetet dhe perlat e tyre folklorike në kalanë e gurtë shekullore të Gjirokastrës deri në kurorëzimin e fituesit.
Për në festival janë përzgjedhur numrat më të mirë të këtyre grupeve artistike, ndërsa të ftuar speciale do jenë edhe grupe artistike nga mbarë trojet shqiptare.
/Shqiptarja.com

VIDEO