Festivali i Kanës, drama e
lezbikeve fiton “Palmën e Artë”

Festivali i Kanës, drama e<br />
lezbikeve fiton “Palmën e Artë”<br />
KANE -  “Blue is the Warmest Colour” (Bluja është ngjyra më e ngrohtë), historia e dashurisë mes dy vajzave të reja franceze, ka triumfuar në Festivalin e filmit në Kanë duke marrë “Palmën e Artë”. (Foto: Abdellatif Kechiche dhe Lea Seydoux (majtas) dhe Adele Exarchopoulos)

Filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me skenat e seksit dhe me mënyrën se si kanë luajtur aktoret Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux. Kritikat kanë qenë të shumta. Por ishte regjisori Steven Spielberg, që foli në emër të jurisë.

“Mendoj se ky film mbart një mesazh shumë të fortë, një mesazh tejet pozitiv”,-tha ai. Veterani i Hollywoodit, Bruce Dern fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Nebraska”, ndërsa ylli francez, Berenice Bejo, e njohur për pjesën në filmin pa zë “The Artist”, u shpërblye me çmimin e aktores më të mirë për rolin në “The Past”.

Çmimi i jurisë shkoi për “Like Father, like Son”, ai i skenarit për Jia Zhangke “A Touch of Sin” dhe meksikani Amat Escalante u zgjodh regjisorit më i mirë.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet