Festivali i Këngës në RTSH, zyrtarizohen emrat, ja kush do të prezantojnë edicionin e 60

Festivali i Këngës në RTSH, zyrtarizohen emrat, ja kush do të prezantojnë edicionin e 60

Në foto prezantuesit e Festivalit

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në Pallatin e Kongreseve, në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor, ndërsa janë bërë publik edhe emrat e prezantuesve.

Në Festival rikthehet Ardit Gjebrea si prezantues, ndërsa në krah të tij do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Klevi Kadilli.

Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës në Festival, duke qenë bashkë skenariste.

Nata e parë e Festivalit do t'i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovision.

Drejtimi artistik i Festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda regjia nga Redi Treni dhe në krye të këtij edicioni, në rolin e Drejtorit të Festivalit, do të jetë, zv. drejtori i përgjithshëm në RTSH Martin Leka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/12/2021 11:23

    Me paska marr malli per Xhemin, welcome back icon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj