Festivali i RTSH rikthen pas 25 vitesh Mirush Kabashin. Aktori në skenë me vargjet për demokracinë, flet për problemet me shëndetin: Ja ç'mendova kur shkruajtën se nuk jetoja më
Mirush Kabashi ne Festivalin e Kenges

Pas mesazhit të ndjerë, të aktores Margarita Xhepa, kundër dhunës së grave, përmes interpretimit të monologut të përgatitur nga regjisorja Driada Dervishi, Festivali i Këngës në natën e saj të katërt dhe përmbyllëse të këtij edicioni të 61, rikthen në skenë pas 25 vitesh aktorin Mirush Kabashi. I vlerësuar edhe jashtë vendit, për interpretimin e tij magjik të Apologjisë së Sokratit, Mjeshtri i Madh i Skenës, vjen me një mesazh për aktualitetin. E gjen frymëzimin tek vargjet e mikut të tij, Pano Taccit, që mungon fizikisht prej një dekade "Ah moj demokraci".
"Kam 20 vjet që e kam bërë këtë zgjedhje, fill pasi e ka shkruar Pano, që sivjet ka 10 -vjetorin e vdekjes, unë u dashurova me këtë poezi, që sot përkon edhe me problematikat që ne kemi. Është kjo një mënyrë për të bërë një meditim për problemet që kemi. Me këtë entuziazëm ,me këtë poezi", thotë aktori.
Flet edhe për problemet e tij shëndetëosre, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen. E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, aktori rrëfen se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre ka qenë një inkurajim i madh.
Osmani i kujton aktorit edhe lapsusin e medies që në një moment shkruan se ai është ndarë nga jeta.
"Nuk e di nëse ishte një lapsus, por unë pata kënqësinë të mendoj për atë që do lë pas. Dhe ajo që do lë pas është kënaqësia më e madhe që do i lë vetes dhe familjes time, është emri im i mirë", rrëfen Kabashi.
Lajmi kryesor:
Festivali i Këngës, juria profesioniste dhe e medies, dorëzojnë çmimin e parë, Erma Mici, vajza e stilistit të njohur, shpallet artistja debutuese më e mirë
A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1308
Lajme të tjera
-
Aktrimi në dy kohët, Mirush Kabashi përballë studentëve: Partia e artistëve arti! Drejtorët, jo me urdhër të kryeministrit, t’i zgjedhim vetë
24 Maj, 13:35
-
‘Fshijeni! Version i shëmtuar’, Elsa Lila reagon për herë të parë për deklaratën e kompozitorit të këngës ‘Pyes Lotin’
19 Janar, 15:11
-
'Evita në dorën e Evitës', Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun e çmimit të parë të jurisë
27 Dhjetor 2022, 21:41
-
Ndarja e çmimeve në Festivalin e Këngës, Aurela Gaçe: Gjithmonë e njëjta histori
27 Dhjetor 2022, 14:52
-
Elsa Lila si model dhe mentorja e saj Albina si 'fituese'
26 Dhjetor 2022, 10:19
-
Fituese e çmimit të parë të jurisë në Festivalin e 61-të të Këngës, reagon Elsa Lila: Vështirë se do ta harroj
24 Dhjetor 2022, 13:06
-
Dirigjenti i Elsa Lilës: Fitore e hidhur, kam dyshime se si u shpërblye bileta e Eurovizionit, ai grup nuk paraqitej në prova
24 Dhjetor 2022, 11:50
-
Elsa Lila nuk shkon në Eurovision, fituesi i Festivalit të Këngës sërish ‘mollë sherri’, revoltohet Adrola Dushi: Dëshpëruese! Ja çdo të thotë 'televotim' në Shqipëri
23 Dhjetor 2022, 14:55
-
Festivali i Këngës, juria profesioniste dhe e medies, dorëzojnë çmimin e parë, Erma Mici, vajza e stilistit të njohur, shpallet artistja debutuese më e mirë
22 Dhjetor 2022, 21:53
-
Nuk ishte pjesë e natës së tretë dedikuar historikut të ‘Festivalit të Këngës’, Aurela: Më thanë që më duan, por fshihesh dhe nga historia kur nuk shkon dot
22 Dhjetor 2022, 14:20
-
‘Evita’, kënga që s'jemi gati ta këndojmë
22 Dhjetor 2022, 10:39
-
U kthye pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës, reagon Elsa Lila: Faleminderit për emocionin dhe dashurinë që po më jepni
21 Dhjetor 2022, 17:20