Festivali Ndërkombëtar i Kitarës udhëtoi kësaj në Durrës, Korçë, për të mbyllur siparin me koncertet e fundit në Tiranë. Kësaj here në sallën e koncerteve Tonin Harapi, tek liceu artsitik “Jordan Misja” interpretoi për publikun kitaristi italian Luigi Attademo. Pas koncertit artisti, që konsiderohet, si ndër më të rëndësishmit e brezit të tij, në Itali rrëfen për kamerën e “Report TV” përshtypjet e tij, si pjesë e festivalit.
“Ka qenë shumë bukur, sepse kam njohur një realitet, që nuk kam pasur mundësi që ta njoh kaq thellë herë tjetër. Më herët kur kam qenë në Shqipëri kam luajtur me kolegun tim violinist, edhe nuk pasu mundësi që të futem në botën e kitarës, për të cilën duhet të them që është një botë e pasur edhe me shumë mundësi”, shprehet kitaristi Luigi Attademo.
Organizatori i këtij festivali, i cili është njëkohësisht edhe shef i Departamentit të Kitarës në liceun “Jordan Misja” në Tiranë një festival shprehet se: “Albania Guitar Festival” vjen në këtë festival të tretë më të formuar, që vjen në këtë edicion me artistë më të njohur ndërkombëtar. E mbyllim festivalin me virtuozin Petrit Çeku. Festivali këtë vit ishte i ndërthurur me disa koncerte në qytete në ndryshme, në Korçë, Durrës”.
Festivali i Kitarës mbyllet në datë 8 qershor me koncertin solistik të virtuozit dhe kitaristit të njohur Petrit Çeku, që zhvillohet në amfiteatrin të Tiranës tek Liqeni.