FIER - Qyteti i Fierit këto ditë është mikpritës dhe shtëpi e evenimenteve kulturore siç është Festivali Ndërkombëtar i "Archeos" që zhvillohet në Fier dhe Apoloni me pjesëmarrjen e grupeve kulturore të disa shteteve.
Kreu i bashkisë Baftjar Zeqaj ka pritur mbrëmjen e djeshme një prej përfaqësuesve të grupeve të huaja, nënkryetarin e Bashkisë së qytetit të Artës, Greqi, Grigoris Vllarai, takim që pati në fokus marrëdhëniet dhe binjakëzimin e këtyre dy bashkive pjesëmarrëse edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Arkeos. Pas vizitës në bashki, grupi grek ka performuar në koncertin e ndjekur nga qytetarë të shumtë.
“Archeos 2013” në natën e tretë ka prezantuar aktivitete nga grupet popullore të Artës në Greqi në sheshin “Europa Plaza” dhe më pas,një koncert nga grupet “jazz” në Apoloni.
Drejtuesi i artit dhe kulturës për bashkinë e Fierit, Frederik Jorgaqi, është shprehur se aktivitetet e zhvilluara janë ndjekur me interes nga komuniteti fierak dhe me gjerë. Ky është edicioni i nëntë që në vendin tonë zhvillohet një festival ndërkombëtar, ku ndërthuren të gjitha gjinitë e artit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com