Festivali i RTSH, fiton Lulgjuraj
dhe Sejko, plagjaturë Çuedari

Festivali i RTSH, fiton Lulgjuraj <br />dhe Sejko, plagjaturë Çuedari
Festivali i 51- i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar përfundoi maratonën 3 ditore duke shpallur si fitues të tij këngën "Identitet", të Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Në këtë mënyrë kënga fituese e këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2013”, konkurs i cili këtë vit do të mbahet në Suedi.

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Anjeza Shahini me këngën “Love” dhe në vendin e tretë Hersi Matmuja me këngën “Kush ta dha këtë emër”.

Megjithatë ky edicion i Festivalit të Këngës ka patur edhe disa dinamika të tjera. Një nga këngët finaliste ajo e këngëtares Ani Çuedari “Më lër në ëndërr” është përjashtuar nga mbrëmje finale për shkak të ngjashmërisë me këngën e J-Min, këngëtare nga Koreja e Jugut.

Ky material muzikor ka ardhur si kompozim nga Arion Muka dhe me tekst të vetë Çuedarit. Ky edicion u prezantua nga ish-missi Floriana Garo dhe gazetari Enkel Demi.

I ftuar special gjatë mbrëmjes finale ka qenë edhe tenori i njohur Saimir Pirgu së bashku me violinistin Shkëlzen Doli.

Në rikujtesë të festivalit të 11-të të këngës u ngjitën në skenë Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu ish-prezantues të atij eventi.

PUBLIKU NDERKOMBETAR I FESTIVALIT


Festivali i 51 i Radio Televizionit Shqiptar u transmetua Live edhe në faqen zyrtare të Eurovizionit, duke krijuar mundësinë e shikimit nga njerëzit kudo në botë. Gjatë performancave të ndryshme muzikore, në të njëjtën kohë të huaj nga mbarë bota komentonin lidhur me to. Redaksia Online e Shqiptarja.com ka përmbledhur disa nga komentet më interesante, lidhur me çdo detaj të kapur prej syrit të të huajve, dhe shumë pak shqiptarëve.







(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK