Festivali i RTSH, Krajka:
Pseudofestival, paguajnë e çojnë CD

Festivali i RTSH, Krajka: <br />Pseudofestival, paguajnë e çojnë CD
Kompozitori Agim Krajka thotë se, “jo vetëm mënyra si po organizohet festivali i fundit në RTSH, por gjitha strategjia e organizmit të festivaleve pas viteve ‘91 e ka çuar këtë eveniment drejt degradimit. Nuk bëhen me festivale, por pseudo-festivale”.

Mjeshtri Krajka lutet që të mos ta mendojnë të rinjtë se ai është konservator, sepse “kam qenë dhjetë vjet në dritën e qytetërimeve të botës” thotë ai, “ku në SHBA, muzika italiane dallohej nga ajo braziliane, portugeze apo kineze. Të çosh CD-në dhe të këndosh me regjistrim, për mjeshtrin është e patolerueshme. Gjithashtu, ai nuk e quan normale që tani këngëtarët “paguajnë lekë” dhe pastaj u pranohen CD-të për festivalin....

Zoti Krajka, të kthehemi te festivali këngës sot, ç’mendim keni?
Festivalit sot i ka mbetur vetëm emri festival, është kthyer vetëm në një ekspozitë vajzash të bukura, më fal, shalësh e vithesh dhe këndojnë “aauu aau, dau dau”. Ju lutem më këndoni ndonjë këngë nga festivalet e viteve 90, se ju jini e re? Epo të lutem, pse ndodh kjo! Në atë kohë ata që bënin muzikë mendonin që kënga të këndohej, ndërsa tani bëhet me regjistrime. Unë do ta kisha për turp të merrja pjesë në një festival të tillë. Këngëtares si këndon kufja dhe ngec në skenë se nuk kujton këngën, bëhet me një lloj teknologjie të rreme. I bëjnë këngët gjej një CD aty, paguaj ca lekë, bëj ca prova dhe fute në festival.

Xhazi e rroku janë tendenca e festivalit të fundit të RTSH-së?
Çfarë xhazi më thuaj ti! Pse kaq e lehtë është të bësh xhaz. Xhazi është një zhanër më vete, që është shumë profesionale dhe shumë vështirë ta bësh, mund të interesohesh e të fushës pjesë xhazi në këngë, por të bësh vetë xhaz është një arritje e rrallë. Pse xhaz janë këto, këto janë muzikë turmash. Shiko edhe festivalin europian që bëhet, ku prezantohet kënga fituese. Rona Nishliu ka një vokal të mirë shumë, por unë jam llahtarisur kur ajo ulëriu ashtu. Ajo ka një regjistër shumë të matur, por të lutem more kompozitor pse e vure ti këtë këngë shqipe. Shqiptarët edhe këngët e vajit të melosit i kanë poetike, kanë ligjet që janë këngë, nuk janë ulërima.

Apeli juaj?
I kanë mbetur Shqipërisë akoma edhe nga ata që merrem me festivalin, por nuk dua të zë emra në gojë. Për çfarë e shet veten more ti. Ata orkestrojnë mirë e punojnë. Po si mundesh ta shesësh atë shkollë, atë formim pse ka zarfin gati këngëtari.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës