Festivali i RTSH, largohet nga
gara këngëtari Kozma Dushi

Festivali i RTSH, largohet nga<br />gara këngëtari Kozma Dushi
Këngëtari i njohur shqiptar Kozma Dushi ka tërhequr pjesëmarrjen e tij në festivalin e fundvitit.

Sipas listës së dy netëve të publikuar nga organizuesit, këngëtari shqiptar ka vendosur të tërheqë pjesëmarrjen e tij për arsye personale.

Gjithashtu edhe këngëtarët Adonis Sinani dhe Besa Krasniqi kanë vendosur të mos kunkurrojnë këtë vit në këtë event muzikor.

Ndërkohë drejtuesit artistik të festivalit kanë vendosur të shtojnë në garë këngëtaren  Estela Brahimllari.

Edicioni i 53 i festivalit në RTSH  do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Drejtori Artistik i festivalit për këtë vit është Shpëtim Saraçi dhe skenariste Mira Tuci.

 Disa nga emrat që janë lakuar më tepër në pjesëmarrjen e tyre në këtë event muzikor do të jenë Enver Petrovci, Elhaida Dani, Linda Halimi, Gjergj Leka, Altin Goci etj. 


Lista e këngëtarëve që do të performojnë gjatë dy netëve të festivalit të 53-të të RTSH:

rtsh

rtsh

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri