ROME- Trofeun e Festivalit më të famshëm të Sanremos në edicionin e 64 të tij e mori këngëtarja Arisa me këngën e saj "Controvento".
Kjo ishte hera e tretë që Arisa merr pjesë në festivalin e Sanremos, e këtë herë ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë mes këngëtarëve më të mëdhenj.
Arisa me një këngë të sostifikuar dhe delikate mundi të mbizotërojë mbi dy finalistët e tjerë Renzo Rubino dhe dyshes Raphael Gualazzi e Bloody Beetroots. Festivali i Sanremos në edicionin e 64 të tij u cilësua si festivali me cilësi të lartë nga të gjithë pjesëmarrësit me këngët e tyre.
Këngëtarja në mes të emocioneve të mëdha të çmimit të madh u shpreh: Gjithcka në rregull. jam e lumtur!
Një çmim suprizë që nuk e priste, ajo ka fituar mes të rinjve në vitin 2009, por këtë vit ajo ka superiuar pritshmëritë dhe shpresat e shumë italianëve.
Për të katërtin vit radhazi, Duçio Forzano ishte regjisori i Festivalit të 64-të në Sanremo prezantuar nga çifti Fabio Fazio dhe Luciana Littizzetto .
Edhe pse Festivali i Sanremos këtë vit për herë të parë nisi në kaos, fillimisht nga Beppe Grillo e më pas nga incidenti i dy punëtorëve të cilët kërcënuan se do të hidheshin nga një lartësi e konsiderueshme në teatrin e Ariston ku zhvillohej festivali i 64 i Sanremos për shkak të pakënaqësisë së tyre në punë, ai arriti të jetë edhe këtë vit në cilësinë e tij të duhur.
(VIDEO)
/Shqiptarja.com

">