Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin me 44 filma tek ‘Marubi’, tematika: 'Injoranca vret'

Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit të të Drejtave të Njeriut ngre siparin në Akademinë “Marubi”. Gjatë këtij edicioni do të prezantohen rreth 44 filma të huaj edhe shqiptarë, që kanë në qendër të drejtat e njeriut. Drejtori i këtij Festivalit në Shqipëri, kineasti Kujtim Çashku, u shpreh se përpos disa filmave premierë në këtë festival do të prezantohen edhe realizime kinematografike, që në vendin e tyre janë censuruar.

“Këto festivale, që në pamje të parë duken me karakter zbavitës, kanë edhe karakter politik. Prandaj jam shumë i lumtur, që Shqipëria mbështet përherë edhe më tepër këto festivale. Nëpërmjet filmave që vijnë edhe ikin japim kontribut modest. Një pjesë e tyre janë premierë. Janë të ftuar edhe disa regjisorë nga vende të ndryshme. Motoja e festivalit tonë ka qenë që të marrim filma, që janë censuruar në vendet e tyre nga regjisorë që kanë vënë në rrezik jetën e tyre”, shprehet kineasti Kujtim Çashku.

Zvambasadori i OSBE-së Robert Ëilton, fton publikun, që të merr pjesë në këtë festival, duke e konsideruar atë, si një nga ngjarjet më të rëndëishme për jetën kulturore në vend

“Festivali është një nga momentet më kyç edhe më të fuqishme në vitin kulturor të Tiranës. Këtë vit kemi një temë shumë prekëse dhe jetësore për botën tonë moderne, “Injoranca vret”. Është një temë esenciale, për funksionimin e botës moderne, që flet për diçka shumë të rrezikshme sot. Sot kemi politikanë edhe media që tentojnë që të na ndajnë nga njëri-tjetrit, ata tentojnë që të ngrenë mure fizikë edhe mendorë midis njerëzve. Kjo urrejtje edhe kjo injorancë vret në një mënyrë shumë praktike. Më shumë injorancë ka domethënie, më shumë dhunë, urrejtje edhe vdekje”, thotë Wilton.

Nëse vitet e kaluara Festivali është fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi, migracioni apo kërcënimi i së vërtetës, këtë vit trajton tematikën:“Injoranca vret”. Për këtë tematikë do të zhvillohen edhe disa forume, të cilët do të moderohen nga gazetarja Etilda Gjoni

 “Do të kemi 800 persona, nxënës të shollave të mesme, ekspert të drejtave të njeriut edhe politikanë shqiptarë. Janë angazhuar mbi 15 institucione edhe do të kemi 35 penalistë që do të diskutojnë në këto forume. 9 filma do të shoqërohen me forume, për shkak se tematikat e trajtuara provokojnë”, shprehet Etilda Gjoni.

Festival çelet të hënën, 16 shtator ora 19.00 me filmin “Tradhtari” me regji të Marco Bellocchio. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe tek Europe House,  Akademia e Sigurisë, COD etj.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja