Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin tek “Marubi”, kineasti: Në fokus dhuna ndaj grave dhe fëmijëve!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA) çel siparin në datë 14 shator 2020. Në këtë edicion të XV-të, tema që do të jetë në fokus të festivalit është mbi të drejtat e grave edhe fëmijëve. Kinesti Kujtim Çashku, njëkohësisht dhe drejtues ekzekutiv i Festivalit rrëfen punën e bërë në këtë periudhë të vështirë për të qenë pranë artdashësve pavarësisht rrethanave ku gjendet mbarë bota për shkak të pandemisë COVID 19.

“Nuk është një gjë kaq e lehtë për të krijuar një traditë, veçmas në këtë periudhë që jemi duke kaluar për shkak të pandemisë COVID 19. Por mendoj se ritualet kulturore duhet mbajtur me të gjitha mënyrat. Kjo gjë, po ndodh në të gjithë Europën, edhe Festivali i Venecaias po zhvillohet për të mos humbur traditat që konsolidojnë hartën kulturore europiane. Por për mua ky festival nuk është vetëm një hartë kulturore europiane, por në një hartë botërore botërore, sepse ne jemi anëtarë të një network-u me 41 festivale për të drejtat e njeriut, që nuk kanë vetëm karakter kulturor, por edhe politik. Qëllimi i tyre  është të ndërgjegjësojë shoqërinë për gjëra që i kanë shumë pranë tyre”, thotë Çashku.

Nga 3500 aplikime në këtë festival, janë përzgjedhur 41 filma

“Pjesa më e madhe e filmave që do të shfaqjen janë premiera. Filmat trajtojnë një gamë shumë të gjerë, por nuk janë jashtë problemeve që ka sot shoqëria shqiptare, në fokus të drejtat e grave edhe fëmijëve”, thotë kineasti.

Edhe për ambasadorin austriak Christian Steiner dhe kryetarin e bordit,  ë ka përzgjedh filmat, Robert wilton, ky festival që zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID 19, është një iniciativë për t'u përgëzuar

“Është një mundësi e bukur për të shkëmbyer idetë esenciale për botën tonë në një mënyrë të mirë-organizuar dhe pse jemi nën sfidën e krijuar nga COVID19. Sivjet kemi një temë shumë të rëndësishme për botën tonë. Çdo ditë në Shqipëri dhe në botë ndodhin krime ndaj fëmijëve, askund nuk ekziston një barazi e vërtetë midis femrave dhe burrave, por vazhdon diskriminimi total nga pabarazia në abuzim. Studimet na e tregojnë qartë, se derisa nuk do të kemi barazi gjinore, nuk do të funksionojë si duhet shoqëria jonë”, thotë Wilton.

 “Ne vlerësojmë festivalin tuaj dhe jemi të lumtur, që për herë të dytë pas vitit 2012 jemi partner kryesor i këtij festivali. Ky vit është i veçantë, në radhë të parë se festivali feston 15-vjetorin e tij, edhe në radhë të dytë, sepse jemi në një periudhë pandemie. Vlerësojmë këmbënguljen e stafit dhe të Çashkut, që përpos pandemisë po e zhvillojnë sërish këtë vit festivalin. Festivali është në fokusin e politikave tona, si një kombinim i artit dhe kulturës, por dhe për fokusin që ne vendosim për të drejtat e njeriut. Kur flasim për politika dhe të drejta të njeriut, midis tyre janë të drejtat e grave dhe fëmijëve që veçanërisht në këtë kohë pandemie po vuajnë pasojat e dhunës”, thotë ambasadori austriak Christian Steiner.

Publiku udhëtimin 11-ditor me filma dhe produksione të viteve të fundit, përpos në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, mund t'i ndjek çdo mbrëmje edhe te lulishtja pranë kryeministrisë, si dhe Arkivi Qendror i Filmit, duke respektuar të gjitha rregullat e distancimit social.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja