Festivalit, Alfred Bualoti, shprehet se “Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Butrint përfundimisht, këtë vit nuk do të mbahet”.
Sipas tij shkak i dështimit të festivalit ishte buxheti shumë i vogël i akorduar nga Ministria e Kulturës. Ai thotë se “Gjatë viteve, shteti nëpërmjet Ministrisë së Kulturës i ka akorduar Festivalit rreth 20-25% të buxhetit të tij të përgjithshëm. Ndërsa në 2014-n festivali merr nga kjo ministri vetëm 5% të buxhetit të tij të përgjithshëm.”
Drejtori i festivalit, Alfred Bualoti, nisi tentativat e thirrjet për ta ndihmuar me sponsorizime, por ai dhe organizatorët nuk kanë mundur të sigurojnë shumën e nevojshme prej 60 mijë eurosh dhe hoqën dorë nga festivali. Këshilltarja për median në Ministrinë e Kulturës, M. Selimi, shprehet se fondi i caktuar prej 9 mijë eurosh ”i mbetet Ministrisë së Kulturës”. Nga MK nuk japin shpjegime të mëtejshme për përgjegjësinë e organizatorëve apo institucionit që kanë lënë më mes të rrugës një ndër 68 projektet e zgjedhur fitues mes konkurruesve të tjerë që u shkualifikuan.
Pas dështimit të këtij projekti, Bualoti shprehet i trishtuar, duke kujtuar festivalin ndër vite. “E nisëm festivalin që në vitin 2000 me plot ëndrra,shpresë e besim, dhe arritëm t’i kthenim pas 2500 vjetësh nusen e rrëmbyer këtij tempulli të shenjtë. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit u rikthye në shtëpinë e tij. Ishte pikërisht ai vit që zoti Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Kulturës mbështeti pa rezerva festivalin e parë ndërkombëtar të teatrit në historinë e vendit”, thotë Bualoti. Drejtori i festivalit ka shpresuar për një “rilindje” pas dy vjetësh ndërprerjeje të fest-Butrintit nga qeveria e mëparshme.
“Por fatkeqësisht, nuk po duket se do të ndodhë ashtu. Ministria e Kulturës e barasvlen këtë festival me cilindo projekt të fituar pranë saj, duke i akorduar atij një shumë prej 9 mijë eurosh, që është 11% e shumës së akorduar për festivalin nga z. Rama në vitin 2000, apo 13% e buxhetit të kërkuar nga festivali për këtë vit”, tha Bualoti.
Tre vjet pa festivalin e Butrintit
Alfred Bualoti që në muajin maj ka parashikuar rrezikun e dështimit të këtij projektit për festivalin e Butrintit. Ai ka kërkuar sponsorit, duke u drejtuar një letër të hapur biznesmenëve dhe qeveritarëve për mbështetje financiare. Në këtë letër të hapur, Bualoti shprehet se “Absurditeti i që s’u mbështeta për dy vjet nga ministri Aldo Bumçi në qeverisjen e kaluar me pretekstin se “ky na qenkej festivali i Edi Ramës”, papritur zëvendësohet me një tjetër paradoks; atë të indiferencës e mosangazhimit nga Ministria e Kulturës, e cila duket se jep mesazhin: “në daç e bëni në daç mos e bëni....”
Drejtori i festivalit “Butrint 2000” që ka zhvilluar për 12 vjet rresht këtë aktivitet dhe ka sjellë në Shqipëri trupat më të mira teatrore ndërkombëtare tregon arsyet se pse vendosi anulimin e festivalit. “Pritej këtë verë që të shënohej edicioni i 13-te i këtij festivali aq të dëshiruar nga shume artistë të njohur në Europë, por mungesa e mbështetjes për mua nuk ka shpjegim, sepse shteti shqiptar duhet të dalë garant e të siguroj bazat e çdo organizimi të përmasave të tilla. Sipas Bualotit, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Butrint gjatë këtyre viteve ka ngjitur në skenë rreth 2500 aktorë, të ndjekur në shkallët e amfiteatrit në qiell të hapur nga 50 mijë spektatorë.
(Në foto: Faksimile e listës së projekteve të miratuara nga Ministria e Kulturës, ku nmes tyre është edhe Festivali Ndërkombëtar i i Teatrove Butrinti 2000)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)