Festivali i Teatrit të Kukullave vjen për herë të parë në Tiranë

Festivali i Teatrit të Kukullave vjen për herë të parë në Tiranë

Jonida Beqo, Drejtoresha e Teatrit Metropol dhe Klajd Ymeri, Drejtori i Festivalit

-Eventi ndërkombëtar mbahet në 5 netë, duke filluar nga 27 maji. Marrin pjesë Turqia, Rumania, Shqipëria, Spanja e Kina. Përfundon me festën e 1 qershorit.

Teatri Metropol dhe Klau’s Film Assosiation organizojnë për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave “Skanderbeg”. Në këtë edicion të parë, i cili do të nis në datën 27 maj deri në 1 qershor do të marrin pjesë pesë shtete, si Kina, Spanja, Turqia, Rumania dhe Shqipëria, të cilat përfaqësohen me vepra të ndryshme teatrore, të vlerësuara me çmime ndërkombëtare.

Festivali do të mbahet në ambientet e Teatrit Metropol gjatë paradites, ndërkohë një tjetër për orët e mbrëmjes, shfaqjet do të jepen në Sheshin Skënderbej. Ky festival vjen si rrjedhojë e një produkti 3-vjecar në Teatrin Metropol, sic është platforma “Edukoj me teatër”,  i cili bazohet në shtatë shtylla të rëndësishme të formimit të fëmijëve: karakter, komunikim, kreativitet, bashkëpunim, respekt, mendim kritik, qytetari dhe traditë. Ky partneritet me Klau’s Film për festivalin vjen natyrshëm si rezultat i kësaj platforme. Ndaj në jemi entusiast për ballafaqimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të vlerave kulturore që këto shtete përfaqësojnë.

 Jonida Beqo, Drejtoresha e Teatrit Metropol

Sipas saj ky festival përmbush misionin e Teatrit Metropol që është; të pasurojë, edukojë dhe argëtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse publikun në mbarë territorin e Tiranës, me anë të eksperiencave artistike, të cilat promovojnë vlerat me të mira kombëtare dhe botërore. Sipas drejtorit të Festivalit, Klajd Ymeri, ky projekt ka si objektiv të njohë spektatorin dhe artistët e këtij zhanri në vend, me format  e reja dhe konceptet bashkohore të vëndeve të ndryshme në botë, duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të këtij zhanri artistik dhe aq edukativ.

Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe vazhdimisht me trupa nga vende të ndryshme.

  Klajd Ymeri, Drejtori i Festivalit

Trupat, e përzgjedhura nga Adonis Filipi, janë përfaqësuese të vendeve përkatëse, të cilat prezantojnë traditat specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm për artin tonë. Janë pesë netë festivali, ky çdo natë i kushtohet një shteti. Përveç shfaqjes, gjatë këtyre netëve festive në monitorë do të përcillen imazhe të historisë apo arkitekturës së vendit përkatës, do të ketë muzikë live nga orkestrantë, veshje tradicionale  si dhe pjesë kulinarie.

Kjo në bashkëpunim me ambasadat përkatëse. Ndërsa dita përmbyllese e festivalit do të mbahet me një ekspozitë  etnografike me punë nga autorë të ndryshëm nga trevat shqipfolëse në Muzeun Kombëtar. Shqipëria do të prezantohet me veprën “Don Kishoti”  të Servantes, të vënë në skenën e Teatrit Metropol gjatë sezonit të kaluar me regji nga Klajd Ymeri. Hyrja në festival do të jetë e lirë.

Shfaqjet sipas programit do të jenë:

27 Maj – Turqia, Cengiz Ozek Shadow Theatre, "Pema Magjike", 11:00 Teatri Metropol, 20:30 Sheshi Skënderbej
28 Maj – Rumania, Puck Puppet Theatre, "Rruga e ëngjëjve ", 11:00 Teatri Metropol, 19:00 Sheshi Skënderbej
29 Maj – Shqipëria, Teatri Metropol, "Don Kishoti", 10:00 Teatri Metropol, 20:30 Sheshi Skënderbej
30 Maj – Spanja, Angeles de Trapo, "Gabimi 404", 11:00 Teatri Metropol, 20:30 Sheshi Skënderbej
31 Maj – Kina, Chinese Hand Puppet Performance, "Djali plangprishës"
"Duke dëmtuar oborrin", 11:00 Teatri Metropol, 20:00 Sheshi Skënderbej
1 Qershor: Festojmë sëbashku! 09:00 - 12:00 Sheshi Skënderbej

( Posteri i Festivalit )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?