TIRANE- Nga data datat 16, 17 deri më 18 korrik do të nis “Tirana Jazz and VVorld Music Festival”. E ndërsa festivali pritet të nis në në Tiranë, drejtori Besim Petrela pohon se “vështirësitë financiare janë të shumta dhe festivalin e ndihmuan ambasadat e vendeve pjesëmarrëse, SHBA-ve, Gjermanisë, Italisë, Izraelit, Turqisë, Zvicrës.

Ndërkohë drejtori i festivalit pohon se nuk ka marrë buxhet nga Ministria e Kulturës. Sipas tij në skenë e festivalit do të prezantohen artistë të ardhur nga Italia, Izraeli, Turqia, Gjermania, por edhe shqiptarë që prej vitesh jetojnë jashtë vendit. Disa nga artistët që do nderojnë skenën e “Tirana Jazz and World Music Festival” janë Gjon Guralumi, Ervin Dhimo me bandat respektive.

Ndërsa mes artistëve të huaj përmendim Cazova Duo, Enzo Roço e Carlo Actis Dato, Amir Gëirtzman, Shaën and the Wolf, sigurisht të shoqëruar nga muzikantët e tyre. Për festivalin janë disa çmime biletash. Kështu  bileta standard është 1000 lekë dhe bileta 3-ditore është 2000 lekë, ku bileta për studentët kushton 300 lekë.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)