Festivali Letrar, të rinjtë në garë
për krijimtarinë në Parkun ''Rinia''

Festivali Letrar, të rinjtë në garë<br />për krijimtarinë në Parkun ''Rinia''
Krijues të moshës 18-35 vjeç janë përfshirë në lexime të krijimtarisë së tyre në Festivalin Letrar për të Rinj në parkun “Rinia” në Tiranë. 

Në një auditor të gjerë në natyrë, Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe Botimet Toena organizuan këtë event letrar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës. Festivali mundësoi leximin e krijimeve të konkurrentëve. 

Jo vetëm të bësh art, por edhe të njihesh me normat estetike të krijimtarisë, ky është qëllimi i festivalit. 

Organizatorja Irena Tocci pohon se aktiviteti do të vijojë edhe në dy javët e fundit të tetorit me seminaret rikrijuese me profesorë të universiteteve.

Më 25 Nëntor do të organizohet Ceremonia finale e ndarjes së çmimeve fituese të Festivalit ku do të shpallen: Fituesit e facebook-ut; fituesit e seminareve rikrijuese dhe fituesit e çmimeve të para të jurisë.

[gallery]19145[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit