Rikthehet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz (xhaz), nga datat 24 deri 28 korrik për publikun shqiptar në Hotel Rogner në Tiranë dhe në Apolloni në Fier. Në këtë edicion të shtatë të festivalit marrin pjesë rreth dhjetë grupe me artistë nga Turqia, Greqia, Bosnje-Hercegovina, Spanja, Austria, Izraeli, Italia, SHBA-ja, Belgjika dhe Shqipëria.
Larmishmëri stilesh edhe individualitetesh artistike rikthehen në edicionin e shtatë të Festivalit të Jazz-it në Tiranë. Jazz kualitativ, workshope, por edhe shumë surpriza të tjera do të shoqërojnë publikun e Tiranës dhe të Fierit. Organizatori i Festivalit Besim Petrela flet për dhjetë grupet e artistëve vendas dhe të huaj, nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të përcjellin për spektatorin emocione me muzikën e tyre.
Drejtori artistik Gent Rushi shpjegon arsyet, se përse ky festival jazz-i nuk është vetëm për publikun, por edhe për artistët. Për të është e vështirë që të gjejë fjalët e duhura për të shpjeguar rëndësinë e grupeve, sepse muzika e tyre flet vetë.
Ky edicion është edicioni i shtat i Festivalit Jazz in Albania. Zhvillohet në Tiranë nga data 24 deri në 28 edhe një ditë më pas spostohet në Aplloni të Fierit. Preferuam Apollonin sepse është një nga sitet më të mrekullueshëm të Shqipërisë. Në këtë edicion marrin pjesë shtetet si Austria, Belgjika, Italia, Izraeli< Hollanda, ShBA, Spanja, Turqia dhe Shqipëria. Gjeografia është e mirë dhe kemi larmishmëri stilesh nga jazz-t tek flamengo.
Besim Petrela, organizator i Festivalit
Tetë muzikantë nga Nis-i, tetë muzikantë nga Sarajeva edhe tetë muzikantë nga Tirana do të bashkohen edhe do të bëjnë një ëorkshop me autoritetet lokale, që do ta finalizojnë me një koncert në Apolloni të Fierit edhe në Hotel Rogner në Tiranë. Janë shkëmbyer pjesët muzikore nga tre vendet edhe do të shfaqen për publikun. Është një gjë shumë e veçantë, sepse pa u mbështetur brezi i ri i muzikantëve si do të ketë zhvillim.
Besim Petrela, organizator i Festivalit
Është kënaqësi që të punojë me ju në këto momente që është e vështirë që të bësh muzikë kualititative. Unë duhet që të prezantoj grupet, por është shumë e vaktë fjala që do them unë për ta, prandaj duhet që të vini që t”i shihni grupet. Fjala përpara muzikës është shumë e vakët. Prandaj duhet që të vini që të shihni grupet edhe muzikën që do të prezantohet, gjëja e veçantë është që ka një larmishmëri stilesh edhe individualitetesh artistike.
Gent Rushi, drejtor Artistik i Festivali
Saksofonisti Ermal Rodi tregon për workshopet që do të mbahen në kuadër të këtij festivali.
Në këtë projekt ndodhem realisht i sinqertë, sepse u jep mundësinë që të gjithë artdashësve që duan që të luajnë muzikën jazz, jam duke punuar me ta. Mendoj se do të funksionojë edhe shpresoj që në të ardhmen të kemi edhe një departament jazz serioz në shkollën tonë. Kam shumë shpresë, do të kënaqemi shumë duke u bashkuar më grupet e tjera. Edhe do të jetë një festë e madhe muzikore.Ermal Rodi, saksofonist
Grupet që perfomojnë në këtë festival janë nga Izraeli Eldad Zitrin, nga Italia vjen trio Allulli, Zanisti dhe Sferra, nga Shqipëria është trio Gent Rushi, Emiljan Dhimo dhe Ermal Rodi, nga Spanja Las Migas, nga Austria vjen Die Wandervogel nga Turqia vjen dua Mehmet CCelik dhe Atilia Altunkeser nga Belgjika vjen trio Toine thys dhe SA-NI-TI (Sarajevë-Nis-Tiranë).
Festivali i Jazz-it zhvillohet nga data 24 deri në datë 28 korrik në Hotel Rogner në Tiranë dhe në Fier, çdo mbrëmje në orën 20.00.