Inceneratorët/ Shoqata e Ndërtuesve: Jo logjike të taksohemi për dheun si të ishte mbetje, ai është mall, mund të ndërtohet! Po nuk paguam nuk marrim lejet e ndërtimit

Inceneratorët/ Shoqata e Ndërtuesve: Jo logjike të taksohemi për dheun si të ishte mbetje, ai është mall, mund të ndërtohet! Po nuk paguam nuk marrim lejet e ndërtimit

Luigj Aleksi, përfaqësuesi i  Shoqata e ndërtuesve ka qenë për të dëshmuar në Komisionin hetimor të inceneratorëve , ku ngriti shqetësimin se kompanitë e ndërtimit taksohen për dheun dhe mbetje inerteve të kontaminuara si të ishim mbetje urbane, në një kohë që sipas tij dheu i pagërmuar është mall që mund të përdoret si nga shteti dhe vetë inceneratori duke u përdorur si lëndë e parë. Aleksi thotë se bashkia nuk u jpe lejet e ndërtimit, nëse firma ndërtuese nuk shkruan marrëveshje me landfillin për depozitimin e dherave që shkon 350 lekë deri në 20 mijë lekë për ton.

"Tarifë për dherat. Nga bashkia detyrohen që të lidhin kontratë me landifillin, duke paguar taksë sikur janë mbetje inertesh. Të konsiderosh mbetje dheun e pastër dhe të pakontaminuar, është e palogjikshme dhe e paligjshme.  Nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta depozituar në landfill. Ne I kemi kërkuar takim kreut të bashkisë, morëm dhe përgjigje që bënin të paditurin, por ta miratojnë çmimin dhe na bëjnë që të bëjmë marrëveshje me landfillin. Bashkia nuk na jep lejet e ndërtimit dhe na thonë do të nënshkruani njëherë marrëveshjen me landfillin, për dherat, nga 350 lekë në 20 mijë lekë për ton, në varësi të llojit. Pse të taksohemi për dheun dhe të taksohemi si mbetje, kjo nuk është mbetje por është mall. Unë e çoj vetë në incenerator me shpenzimet e mia, por pse të më taksojnë", tha Aleksi.

 Nga ana e saj tabaku tha se kjo është e paligjshëm dhe se nuk ka asnjë ligj që detyron këtë pasi edhe në kontratën me inceneratorin llogaritet në pasqyrën financiare vetëm depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve 29 euro për ton, shitja e energjisë dhe shitja për skrap.

"Në llogaritjen financiare në  kontratën koncesionare përveçse trajtimi dhe depozitimit të mbetjeve 29 euro për ton, shitja e energjisë dhe shitja për skrap. Nuk është pjesë e çështjes, nuk është pjesë e çështjes së kësaj kontrate shitja e dherave dhe trajtimeve", tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët/ Dëshmojnë administratorët e Elbasanit, Baci: Është prodhuar energji, por s’është shitur! Arapi: Jo defekt i yni, por i ERE-s! Tabaku: Zoto e Gugallja boshatisën arkat dhe ikën


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?