Festivali shqiptar, Toni Dovolani
feston në Worceste

Festivali shqiptar, Toni Dovolani<br />feston në Worceste
TIRANE - Muzikë, valle dhe gatim shqiptar, në një festival të vetëm. Ky është festivali shqiptar që organizohet në Worcester të Massachussetss të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjendet një komunitet i madh shqiptaro-amerikan. Ngjarja që shënon edicionin e 15-të dhe 30 vjetorin që nga festivali i parë në vitin 1983 do të mbahet nga data 31 maj deri në 2 qershor. Qindra shqiptarë që mblidhen nga Nju Jork , Cikago, Detroit, Florida deri dhe nga Arizona dhe jashtë Amerikës sic është Toronto dhe Montreal do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh që promovojnë kulturën shqiptare.

Mes të ftuarëve për të marrë pjesë në festival spikat emri i balerinit të njohur të “Dancing ëith the star” Toni Dovolani dhe sportistit olimpik Donald Suxho i cili ka qenë pjestar I ekipit kombetar amerikan të volejbollit. Në rangun diplomatik janë ftuar ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të zyrës së kongresmenit Jim McGovern ndërsa të pranishëm do të jenë ish kryetarja e bashkisë Konie Lukes dhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare te Amerikes.

Për tre ditë të paktën 600 shqiptarë do të festojnë mes muzikës dhe valleve të larmishme, do të shohin ikonat e kishës së Shën Marise, do të marrin pjesë në ankandin e objekteve të ndryshme të artit apo antikave si dhe orendive te cmueshme apo të blejnë produkte shqiptarë në Dyqanin Etnik. Në këtë manifestim të kulturës dhe traditës nuk do të mungojë as kulinaria. Gatime nga biznese dhe familje shqiptare do të përgatiten gjatë ditëve të festivalit të ndryshme do të sjellin në tryeza gatime që nga shishqebap me mish qengji, pula të grilës, lakror, kwrnacka Korce etj.

Posterat dhe tapeti i kuq do të shërbejnë për foto, për të gjithë ata që duan të kenë një kujtim të bukur nga një festival shqiptar.

Drejtuesit e festivalit, Greg Steffon dhe Franklin Zdruli mendojnë se me kalimin e viteve festivali eshte ritur dhe zhvilluar ne permasat e nje evenimenti dinjitoz , ku jo vetëm shpaloset kulturen traditat muziken vallet apo gatimet shqiptare , por “në të njëjtën kohë i rikujtojmë vetes sonë prejardhjen duke rinovuar miqësitë tona të vjetra dhe duke krijuar miqësi të reja me miqtë e rinj që njohim gjatë kësaj fundjave gazmore”. Festivali do të jetë edhe fondmbledhësi kryesor për mbarëvajtjen e Kishës së Shën Marisë, e cila eshte një qendër shpirterore e shqiptarëve në worcester.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi