Kryeministri Edi Rama ka uruar organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Amfiteatrin e Durrësit i cili startoi ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shprehur keqardhjen e tij për mospjesëmarrjen e tij në hapjen e këtij festivali, si rrjedhojë e vizitës së tij në Kinë ku merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

“Me vjen keq qe s'jam dot ne hapjen e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Amfiteatrin e Durresit urime organizatoreve.” shkruan Rama

Festivali Ndërkombëtar i Filmit që zhvillohet në Amfiteatrin e Durrësit, ka startuar ditën e sotme, dhe në ndryshim nga edicionet e tjera këtë vit bashkë me të u çel edhe Ekspozita e  Artit Figurativ “Durres Art”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)