Festohet 5-vjetori i pavarësisë
së Kosovës në Manhattan

Festohet 5-vjetori i pavarësisë<br />së Kosovës në Manhattan
MANHATAN - Barak Obama, George W.Bush, Bill Klinton dhe George H.W. Bush, katër presidentë të Amerikës, do të nderohen në një mbrëmje speciale shqiptare në Manhatan me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Mbrëmja e madhe që do të mbahet me 16 shkurt në Manhattan, e cila organizohet nga gazeta “Illyria” dhe do të nderojë figurat shqiptare dhe amerikane që punuan për pavarësinë e Kosovës. Në njoftimin e këtij evenimenti shënohen edhe gjithë personalitetet që do të nderohen postmortum, si Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Mark Sopi, Tam Ilntos, Richard Holbrooke, Paul Simon, Bob Dole, William Broomfield, Eliot Engel, James Hooper, Ana Di Lellio, William Walker, Januz Bugajzski, Danier SerWer. Me këtë rast do të nderohen pas vdekjes edhe personalitete të njohura shqiptare si Agron dhe Mehmet Bytyqi, Ylli Bytyqi, Naxhi Egriu, Tahir Kërnaja, Peter Prifti, Safete Juka, Luan Camaj, Luan Gashi.

Gjatë kësaj mbrëmjeje do të shfaqet edhe një dokumentar i regjisorit Andamion Muratja, fitues i “Ariut të agjendtë” në festivalin e Berlinit, me tekst të gazetarit Ruben Avxhiu. Dokumentari është një dedikim dhe nderim i atyre që nuk jetojnë më, që sakrifikuan dhe kontribuuan për pavarësinë e Kosovës.  Mes mysafirëve amerikanë dhe shqiptarë, si Eliot Engel, Bill Pasrell Jr., Ferit Hoxha, Akan Ismaili, etj, në mbrëmjen për pavarësinë e Kosovës do të jetë edhe kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Orkestra Alba e drejtuar nga artisti shqiptar Edmond Xhani dhe këngëtarët e komunitetit shqiptar Arben Krasniqi, Lindita Lole, John Krasniqi, Fran Gjoka do të mbajnë ndezur atmosferën muzikore të festës së 16 shkurtit, që përkujton pavarësinë e Kosovës.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës