Festohet me art
28-29 Nëntori në Paris
Në sallën e ekspozitave të Bashkisë së Paris VII, me rastin e festave kombëtare, 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë dhe 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit u hap ekspozita “Ngjyrat e Shqipërisë”, me tablotë e piktorëve shqiptarë Omer Kaleshi, Zamir Mati, Bujar Luca dhe Artur Muharremi.
Në sallën e ekspozitave të Bashkisë së Paris VII, me rastin e festave kombëtare, 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë dhe 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit u hap ekspozita “Ngjyrat e Shqipërisë”, me tablotë e piktorëve shqiptarë Omer Kaleshi, Zamir Mati, Bujar Luca dhe Artur Muharremi.
Katër piktorë shqiptarë të stileve dhe profileve të ndryshme e kanë bërë Francën si atdhe të dytë. Me mjete e forma të ndryshme ata afrojnë ngjyrat shqiptare, portretet dhe peizazhin shqiptar, atmosferën dhe transformimet sociale, në kuadrin e një arti figurativ apo abstrakt.
Omer Kaleshi, një piktor ballkanik me origjinë shqiptare nga Maqedonia, i shkolluar ne Turqi dhe që për pesëdhjetë vjet rresht ka krijuar në Paris, vazhdon të krijojë gjithnjë ‘kokat’ e tij ballkanike, që e sjellin historinë ballkanike deri tek publiku francez.
Zamir Mati sjell peizazhet me borë të Shqipërisë juglindore, ku francezët gjatë Luftës së Parë Botërore dhanë një ndihmesë të çmuar për pavarësinë shqiptare nëpërmjet Republikës autonome të Korçës dhe hapjes së Liceut Francez, i cili do të krijonte një plejadë intelektualësh të mëvonshëm që do të linin gjurmë në historinë moderne shqiptare. Bujar Luca, piktor dhe restaurator i shquar i afreskeve, i ardhur në Paris në filimet e vitit 1990, pas rënies së Murit të Berlinit dhe në pragun e fitores së demokracisë shqiptare, ka sjellë fotot e “Kohës së Plumbit” përmes tablove të tij. Po kështu, Artur Muharremi, një tjetër piktor me talent, pas një eksperiencë të gjatë figurative prezanton sprova abstrakte, por që ngjizin brenda tyre botën e shqetësuar shqiptare, në kërkim të dritës, integrimit dhe të një jete më të begatë.
Salla e ekspozitave të kësaj bashkie është njëkohësisht dhe një vend i dialogut të kulturave, eksperiencave artistike, etj. Ekspozita e 4 piktorëve shqiptar do të qëndrojë e hapur deri në 20 dhjetor të këtij viti.
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.9%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 gushti/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Kemi marrë masa të mos kemi probleme teknike
31 Korrik, 16:05
-
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
31 Korrik, 16:02
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Washingot Post: Nga gushti, emigrantët që kërkojnë strehim në Itali mund të dërgohen në Shqipëri
31 Korrik, 16:00
-
Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore
31 Korrik, 15:55
-
VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’
31 Korrik, 15:41
-
Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin
31 Korrik, 15:38
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut
31 Korrik, 15:20
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12
-
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Institucionet duhet të ngriheshin në alarm, ka dyshime se sistemet mbikëqyrëse nuk funksionuan (LETRA)
31 Korrik, 14:49