Në fjalën e saj, ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, është ndalur tek raportet mes dy vendeve, ndërsa ka njoftuar edhe vizitën e ministrit të Brendshëm francez nesër në Tiranë.
Duke u ndalur tek çështja e integrimi europian të Shqipërisë, ambasadorja Moro tha se Franca do të ofrojë mbështetje për vendin tonë në rrugën drejt afrimit me BE-në.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta. Franca do të ofrojë ndihmë që Shqipëria të afrohet edhe më shumë me BE", tha ambasadorja e Fancës në Shqipërisë, Christine Moro.
Dita e sotme kremtohet si Festa Fombëtare e Francës. Më 14 korrik 1789 populli francez fitoi mbi regjimin e vjetër monarkik cka pasoi me vendosjen e regjimit republikan. /gj.m//a.ke/