Disfata me përmbysje 2-5 në Champions League kundër Real Madrid, nuk ka kaluar pa pasoja te Liverpool. Legjenda e klubit, Jamie Carragher pas ndeshjes ka kritikuar kapitenin dhe qendërmbrojtësin e ekipit, Virgil van Dijk. Sipas 45-vjeçarit, holandezi disa muaj më parë i ka dhënë se nuk është gati të luajë, por Carragher i ka bërë një sfidë van Dijk, duke i kërkuar të dalë nga fusha.
"Van Dijk më tha para katër muajsh që unë nuk mund të luaja dot. Unë mendoj se tani është momenti që ai të dalë nga fusha dhe unë të marrë vendin e tij. Disa nga lojtarët, Joe Gomez përshembull, ne të gjithë kemi pasur netë të këqija si lojtarë dhe ndoshta nuk duhet të godas dikë kur ai ka kaluar një kohë të keqe, sepse jam i sigurt se ai do të ndihet i tmerruar. Ne vazhdojmë të flasim për lojtarët e mesfushës që Liverpool-it i duhen dhe kjo është e drejtë. Mendoj se Liverpool-i ka nevojë gjithashtu për mbrojtës", tha Carragher.