Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk do dënohen. FIFA ka rrëzuar kërkesën e Federatës serbe për të pezulluar tre futbollistë të kombëtares zvicerane, për festimet me simbolin e shqiponjës pas fitores së helvetëve ndaj ballkanasve.  

Në fakt, beteja e serbëve ka qenë më e theksuar kundër elementit shqiptar në kombëtaren e zvicerane, pikërisht ata që shënuan edhe golat e fitores 2:1. Xhaka dhe Shaqiri u kritikuan ashpër nga Federata serbe dhe mediat e tyre, të cilët e cilësuan si provokim bërjen e simbolit të shqiponjës në momentin e shënimit të dy golave. Por festës së tyre, po me simbolin e shqiponjës, iu bashkua edhe mbrojtësi i Juventus, Stephan Lichtsteiner. 

Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe trajneri Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor dhe dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.