Fetishizimi dhe përbuzja e
artit soc-realist, dy ditë konferencë

Fetishizimi dhe përbuzja e<br />artit soc-realist, dy ditë konferencë
Studiues dhe historianë arti në Tiranë do të reflektojnë rreth marrëdhënieve shpesh konfliktuale me të shkuarën përgjatë tranzicionit. Me këtë temë nga 29-30 prill do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar konferenca ndërkombëtare me titullin “Arti i periudhës socialiste midis përbuzjes, fetishizmit dhe tranzicionit”, organizuar nga “Tirana art Lab”. Emra të njohur të artit sot si Sezgin Boynik, Marta Jecu & Jose Manuel Gomes Pinto, Vladan Jeremić, Róna Kopeczky etj., do të diskutojnë mbi artin e soc-realizmit, por dhe për tranzicionin e së tashmes. 

Adela Demetja, përfaqësuesja e Tirana Art Lab, thotë se “Shpesh arti është bërë një mjet dokumentues herë-herë edhe propagandues, duke humbur një nga karakteristikat më të rëndësishme të tij, atë të pavarësisë nga strukturat e pushtetit dhe tregut. 

Trashëgimia artistike e periudhës socialiste dhe përballja me atë që ajo përfaqëson, duke përfshirë këtu, monumentet, arkitekturën, artin, muzikën, filmin etj., ka qenë një nga temat më të trajtuara nga artistët bashkëkohorë të viteve të fundit”. 

Tirana Art Lab është institucioni i parë shqiptar që është pjesë e një projekti internacional të përzgjedhur dhe të financuar nga programi Europa Krijuese i Bashkimit Europian. Partnerët të saj janë institucione të rëndësishme nga rajoni siç është, Galeria Kombëtare e Arteve në Maribor të Sllovenisë, Muzeu i historisë Jugosllav në Beograd, Kolektivi Kuratorial BLOK në Zagreb etj.

Projekti bashkëpunues trevjeçar më titullin “Heroes we love” përqendrohet në trajtimin e një teme ende tepër të diskutueshme siç është trashëgimia e artit të periudhës socialiste dhe rishqyrtimi, rivlerësimi dhe riintegrimi i kësaj trashëgimie në Europën e sotme. Projekti përfshin realizimin e pesë konferencave internacionale, ekspozita, ndërhyrje artistike në hapësirën publike, ëorkshope dhe publikime, ka për qëllim krijimin e lidhjeve midis praktikave bashkëkohore të artit dhe punës kërkimore dhe kuratoriale më fenomenin e artit socialist dhe kontekstet kulturore, socio-ideologjike e politike, duke përfshirë periudhën nga fillimi i socializmit në shtetet e Europës Lindore deri në ditët tona.

Institucionet partnere që janë institucione me një histori më të gjatë dhe më koleksione që përfshijnë vepra nga periudha e shkuar, kanë organizuar aktivitete që lidhen drejtpërdrejt më rivlerësimin e kësaj trashëgimie, si për shembull konferenca “Monumentet socialiste dhe modernizmi” në Zagreb ose ekspozita “Rivizitimi i Realizmit Socialist’, si rasti i ish-Jugosllavisë.

“Nocioni i tranzicionit dhe e ashtuquajtura periudhë tranzicioni ka shërbyer në shumë raste për krijimin e paqartësive dhe papërcaktimeve në shumë sektor të jetës, që ka rezultuar më krijimin e një imazhi të pasigurt dhe infantile më të cilën është identifikuar e gjithë shoqëria shqiptare përfshirë këtu klasën politike dhe sigurisht dhe artistët”, pohon Demetaj. 

Ndërkohë në konferencën që do të mbahet te Muzeu Historik Kombëtar më datat 29 dhe 30 prill, do të flitet pikërisht për artin bashkëkohor në vend dhe rajon dhe për zhvillimet aktuale artistike. Do të ngrihen pyetje mbi subjektivizimin e artistëve shqiptarë në një perspektivë artistike dhe politike dhe produktet e tyre në hapësirën publike dhe jo vetëm, duke hequr disa paralelizma më vendet e tjera të “ish-Bllokut”.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri