Anëtarët e bordit të FIFA-s sot do të realizojnë një takim mjaft të rëndësishëm përsa I përket mikpritësve për Kampionatet Botërore të vitit 2018 dhe 2022, në kuadër të reformave anti-korrupsion. Presidenti i FIFA-s dhe komiteti ekzekutiv në Zvicër do të zgjedhin prokurorin që do të merren me hetimin e cështjes. Kohët e fundit kanë shpërthyer zëra që organizatorët e dy Kampionateve Botërore nuk e kanë fituar të drejtën në mënyrë të rregullt. Akuzat pritet të shqyrtohen duke dalë në një përgjigje përfundimtare. Vitet e fundit në drejtim të organit më të lartë të futbollit botërorë janë hedhur shumë akuza me qendër korrupsionin.
/Shqiptarja.com











