Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e djeshme vendosi që futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin kosovar të mos konsiderohen të huaj por vendas, duke liberalizuar lëvizjen e futbollistëve në kampionatet respektive në Kosovë dhe Shqipëri.
Vendimi vjen një ditë pas atij të FSHF që mori një iniciativë të tillë. Pavarësisht se drejtuesit e federatës së Kosovës e kundërshtuan vendimin duke deklaruar se dëmton futbollin vendas, ju bashkuan nismës së FSHF, e cila u kërkua më herët nga grupimi i tifozëve kuqezinj për të hequr termin e ekstrakomunitarëve për futbollistët e dy vendeve.
Një vendim i tillë do të bëjë që shumë futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria të luajnë në kampionatet respektive. Kjo është edhe një trampolinë për futbollistët kosovarë për të luajtur në Evropë, pasi nuk janë pranuar nga UEFA dhe FIFA, por edhe një hap drejt krijimit të ligës mbarëkombëtare të futbollit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com