FH: Kosova përparime në shumë fusha para Shqipërisë

FH: Kosova përparime në shumë fusha para Shqipërisë
NEW YORK-  Freedom House në raportin vjetor “Kombet në Tranizicion” konstaton se Kosova në shumë aspekte ka shënuar progres te dukshëm duke tejkaluar dhe Shqipërinë.
Kosova kritikohet në raportin e FH se ka bërë hapa prapa përsa i përket procesit zgjedhor, nivelit të demokracisë dhe qeverisjes lokale. Në shumë aspekte Kosova ka marrë vlerësime shumë më pozitive se Shqipëria.
Sipas raportit të organizatës, Kosova ka bërë hapa pas në procesin zgjedhor të dhjetorit 2010. “Zgjedhjet u dëmtuan nga mashtrimet, ndërsa në komuna ku është rivotuar, ato janë bojkotuar nga qytetarët – gjë që ka dëshmuar mungesën e besimit në sistemin politik”, thuhet në raport.
FH konstaton për Kosovën përmirësim në qeverisjen lokale me krijimin e komunave të reja dhe me kushte më të mira për ripranimin dhe integrimin e të kthyerve. Kjo, sipas raportit, ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë e bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave. Për qeverisjen lokale Kosova është vlerësuar me notën 5.75, në krahasim me Shqipërinë e cila mbetet e fundit në listën e vendeve ballkanike për qeverisjen lokale me notën 3.25.
Organizata Freedom House thotë se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë një bazë më funksionale dhe ligjore në sistemin e saj gjyqësor.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë në raportin e FH ka është vlerësuar më notën 5.50 një notë shumë më e larte edhe se Shqipëria e vlerësuar me 4.75.
Për nivelin e demokracisë në vend Kosova vleresohet me notën 5.18 shumë më mirë se Shqipëria ku demokracia pësoi rënie gjatë 2012 duke u vlerësuar me notën 4.14.
Kosova kritikohet në raportin e FH lidhur me korrupsionin, ku sic thuhet në raport privatizimet, tenderat publikë dhe menaxhimi i ndërmarrjeve shtetërore kanë krijuar mundësi të shumta për korrupsion. Megjithatë edhe në këtë tregues Kosova është para Shqipërisë pasi vlerësohet me notën 5.75, kurse vendi ynë ne notën 5.00.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza