WASHINGTON - Organizata Freedom House nxorri sot raportin e përvitshëm për gjendjen e lirisë në botë, ku analizohen të drejtat politike dhe liritë civile të 195 vendeve dhe 14 territoreve të botës. Raporti mbulon ngjarjet e vitit të kaluar. Shqipëria vazhdon të jenë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Zv/presidenti i Freedom House, Arch Puddington ka bërë të ditur se, arsyeja që për vite me radhë vende si ato të Ballkanit kanë mbetur në këtë kategori, është se ende kanë probleme që kanë mbetur nga e kaluara komuniste.
“Në Shqipëri ka probleme serioze me shtetin ligjor dhe korrupsionin. Korrupsioni është problem në gjithë Ballkanin. Do të thoja që korrupsioni është një pengesë madhore për anëtarësim në BE-së për vendet e Ballkanit”, tha Puddington, për Zërin e Amerikës.
Gjendja e Lirisë në Shqipëri në vitin 2013
Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi. Freedom House e jep vlerësimin me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Freedom House vlerëson pozitivisht zgjedhjet dhe tranzicionin paqësor të pushtetit. Partia Socialiste siguroi një fitore vendimtare duke sjellë si rezultat largimin nga pushteti të Kryeministrit Sali Berisha i cili pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar partie. Sipas raportit, zhvillimi i zgjedhjeve dhe situata pas zgjedhore, luajtën rol në vendimin e Komisionit Evropian për të rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në tetor.
Në raport thuhet se problemi më serioz i procesit të zgjedhjeve, ishte paralizimi i punës së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga konfliktet politike. Megjithatë raporti vlerëson fushatën konkurruese dhe relativisht të qetë, si edhe proceset e votimit dhe numërimit të votave.
Freedom House si edhe më parë thekson faktin se dy partitë kryesore PD-ja dhe PS-ja, janë thellësisht të polarizuara dhe të mbërthyera në një rivalitet të përqendruar tek personalitetet.
Në raport thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike bënë përpjekje për të konsoliduar kontrollin mbi institucionet shtetërore. “Megjithatë, thuhet në raport, fitorja e qartë e socialistëve në vitin 2013 e riktheu besimin në aftësinë e forcave të opozitës për të siguruar një rotacion pushteti përmes zgjedhjeve”.
Në kategorinë për funksionimin e qeverisë, raporti nënvizon faktin që korruspioni është shumë i përhapur dhe se dënimi i zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve për korrupsion dhe shpërdorim pushteti mbetet i rrallë.
“Akuzat për kurrupsion ndaj një numri zyrtarësh të tjerë të lartë, përfshirë Kryetarin aktual të Parlamentit, Ilir Meta dhe udhëheqësin e ri të PD-së, Lulzim Basha, janë rrëzuar, nga vendime të debatueshme gjykatash vitet e fundit”, thuhet në raport.
Freedom House thotë se përzjerja e interesave të biznesit, atyre politike dhe mediatike, e pengon zhvillimin e shtypit të pavarur.
Në raport vlerësohet fakti se liria e besimit respektohet dhe se qeveria në përgjithësi nuk kufizon lirinë akademike, megjithatë shtohet se “studentët dhe mësuesit janë përballur me presion politik para zgjedhjeve”.
Organizata thotë se liria e grumbullimit në përgjithësi respektohet, por përmend lehtësimin e dënimit të dy komandantëve të Gardës, lidhur me vrasjet gjatë protestave të janarit 2011.
Raporti thotë se organizatat joqeveritare funksionojnë pa kufizime por kanë buxhet dhe ndikim politik të kufizuar.
Freedom House thotë se gjykatat që kanë një buxhet të pamjaftueshëm janë subjekt i ndikimit politik. Si shembuj përmenden emërimi i gjashtë gjykatësve që konsideroheshin si aleatë të PD-së në Gjykatën e Apelit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Presidenti Nishani; bllokimi nga ana e zotit Nishani i kërkesës së ish-Prokurores së Përgjithshme për të rimarrë detyrën e gjykatëses së Apelit, që asaj i takon sipas ligjit; dhe rihapjen e një hetimi të mbyllur për zonjën Rama, për shpërdorim pushteti lidhur me një shkarkim në vitin 2009. Freedom House thotë se gjykatësit përballen herë pas here me kërcënime dhe dhunë fizike.
Raporti thotë se në një përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, qeveria e re ristrukturoi forcën e policisë, përfshirë atë të qarkullimit rrugor. Freedom House vlerëson miratimin e ndryshimeve në kodin penal që forcojnë dënimet për krimet e urretjes, si edhe ekzistencën e kuadrit ligjor kundër diskriminimit përfshirë për orientim seksual, por thotë se diskriminimi ndaj homoseksualëve në praktikë vazhdon.
Raporti thotë se shumë raste për rikthimin e pasurive mbeten të pazgjidhura dhe ndërtimet e paligjshme mbeten një problem madhor. Në raport thuhet se gratë nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të mjaftueshme në politikë dhe biznes dhe pak parti politike respektojnë kuotat prej 30 për qind për gratë në listat e kandidatëve. Në parlamentin e ri janë zgjedhur vetëm 19 gra në kuvendin me 140 vende.
Megjithatë raporti përmend faktin se në kabinetin e ri është një numër rekord prej gjashtë grash, përfshirë Ministren e parë të Mbrojtjes të vendit. Po ashtu thuhet se dhuna në familje është e përhapur por shtohet gjithashtu se një ndryshim në kodin penal e ka bërë dhunën në familje një shkelje specifike të ligjit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com