Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi i ka bërë sot thirrje presidentit të ri serb, Tomisllav Nikoliç që “të heq dorë prej retorikës dhe veprave nga e kaluara”.

Në kumtesë prë opinion kjo oagranizatë joqeveritare cek se “pas deklaratës se Vukovari është qytet serb" presidenti sapo zgjedhur Nikoliq “ka bërë edhe një gabim të madh”. Në intervistën për TV e Malit të Zi, më 31 maj të këtij viti, Nikoliq ka thënë se “në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid, me çka i ka sjellë dëm të madh Republikës së Serbisë, e cila i njeh dhe respekton aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe atë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se në Srebrenicë Ushtria e Republika Sërpskës ka krye gjenocid mbi myslimanët e Bosnjës" thuhet në kumtesë.

Kjo organizatë e fton Nikoliq që të “shfaq kujdes për fjalët e veta në opinion” dhe të ketë parasysh se për shkak të “së kaluarës së vet nacionaliste vazhdimisht do të jetë nën llupën e organizatave joqeveritare, viktimave, fqinjëve dhe të institucioneve ndërkombëtare, kompetente për procesin e përafrimit të Serbisë në BE”.
Në kumtesën e Fondit për të Drejtat Humanitare thuhet se Nikoliq e ka dhënë betimin në Kuvendin e Serbisë se është i përkushtuar rrugës evropiane të Serbisë “që duhet ta dëshmojë me respektimin e fakteve gjyqësore dhe me marrjen e përgjegjësisë për veprat e këqija nga vitet e nëntëdhjeta të cilat bien në shpinën e Serbisë dhe të qytetarëve të saj "

/rg/shqiptarja.com/