Tashmë është bërë traditë që nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, prezantohen makinat retro për të gjithë të apasionuarit e automobilizimit, por tërheqin edhe vëmendjen e kuriozëve.
Këtë herë ishte radha e makinave retro “Fiat Topolino”, një karvan i markës italiane, që ka udhëtuar në Shqipëri, duke u ndalur në disa qytete; nga Kruja, në Berat, Vlorë, Llogara, Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e karvanit të “Fiat Topolino” që udhëton nëpër rrugët e Shqipërisë.
“Me udhëtimin magjepsës të karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Komente











