Fibank Albania po rritet me degë të reja

Fibank Albania po rritet me degë të reja

Fibank Albania

Si pjesë e strategjisë për zgjerim dhe rritje të biznesit në Shqipëri, Fibank do të hapë degë të reja gjatë vitit 2018. Aktualisht banka i shërben rreth 40 mijë klientëve në të gjithë vendin me një rritje të ndjeshme në të gjithë indikatorët e biznesit.

Fibank e ka hapur tashmë një degë të re në Rrugën e Kavajës, Tiranë dhe dega e ardhshme do të hapet brenda pak ditësh në Lezhë. "Zemra e kompanisë sonë janë degët tona në shërbim të individëve e bizneseve", thotë Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania

Ne jemi një bankë dinamike me vendimmarrje shumë të shpejtë, me produkte e shërbime fleksibël të përshtatura për cdo tip klienti. Por ende nuk jemi në rrethe si Lezha, Lushnja, Saranda dhe të tjerë. Tani që po planifikojmë të zgjerohemi edhe në rrethe të tjera, do të punësojmë punonjës të rinj dhe do të ndihmojmë individët e bizneset e vogla në këto fusha.

Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania

Fibank Albania po zgjerohet ne tregun shqiptar me mbështetjen e fuqishme të Grupit rajonal Fibank. Strategjia e zgjerimit synon punësimin e kapaciteteve profesionale, kredi dhënien dhe suportin për bizneset e mira si edhe ofrimin e te gjitha produkteve e shërbimeve bankare për klientët individë.

Ne vitin 2018 pritet një vazhdimësi e zhvillimeve pozitive dhe një rritje e mëtejshme e bazuar në përpjekjet e vazhdueshme ne ofrimin e produkteve inovative dhe të përshtatura për çdo tip klienti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë