“Kemi dëshirën në emër të ambasadës t’ua japim dhuratë fëmijëve, që mësojnë në fshatrat e Gorës. Kur ne treguar për këtë iniciativë menjëherë Fibank në Tiranë shfaqi dëshirë për mbështetje dhe japin dhuratë kompjuterë për pesë prej shkollave të Gorës”, tha Adela Pashtova, e ngarkuara me punë e Ambasadës Bullgare.
Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu ka falënderuar përfaqësuesit e ambasadës për këtë donacion dhe mbështetjen e Bullgarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërkohë që foli mundësinë e binjakëzimit të Kukësit më një qytet të Bullgarisë.
“Është një frymë e mirë kjo dhe ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë, sa më shpejt edhe ne të bëhemi pjesë e hapjes së negociatave. Po të flasim për Kukësin sot ishte një gjë konkrete. Do të vizitohet gjithë zona dhe tre-katër fshatrat që kanë bërë dhurata për fëmijët e vegjël”, deklaroi Bashkim Shehu.
E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtoresha e marrëdhënieve me Publikun dhe marketingut në Fibank, Ledina Shytaj. Përveç kompjuterëve, për fëmijët e zonës u dhuruan edhe disa pako me rastin e festave të fundvitit për festat e dhjetorit, disa prej të cilave të sjella enkas nga Bullgaria.
[gallery]25112[/gallery]
d.c./shqiptarja.com
