FIER - Rreth 150 familje në fshatin Asturkas në komunën Libofshë të Fierit kanë pesë ditë pa drita. Shkaku është djegia e transformatorit të zonës.

Ndërkohë, banorët kanë protestuar disa herë para komunës. Por drejtuesit e saj janë justifikuar se fajin e ka CEZ, pasi këta të fundit janë njoftuar dhe kanë premtuar për riparimin e defektit, por edhe pas pesë ditësh nuk është bërë asgjë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)