Fier, 5 të rinj vodhën 350 litra naftë
e qëlluan mbi rojet, arrestohen

Fier, 5 të rinj vodhën 350 litra naftë<br />e qëlluan mbi rojet, arrestohen
TIRANË - Dyshohen si hajdutë të 350 litrave naftë, por jo vetëm kaq; kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të rojave private në momentin kur janë diktuar prej tyre dhe më pas janë larguar me një mjet tip audi pa targa.

Ngjarja ka ndodhur dje në zonën naftëmbajtëse në Marinëz Fier, por sot u bë i mundur arrestimi në flagrancë i të dyshuarve, shtetasve: Vilson Plaka, 28 vjeç, Dorjan Biçaku, 21 vjeç, Emiljano Biçaku, 19 vjeç dhe Marjus Metaj, 25 vjeç, banues në Kuman Fier. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi Sefedin Shehaj.
 
Menjeherë me marrjen e njoftimit strukturat policore kanë organizuar punën dhe falë një operacioni të shpejtë policor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, si dhe gjetjen e mjetit të cilit autorët i kishin vënë flakën për të humbur gjurmët.
 
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automatik, tip kallashnikov, 40 fishekë dhe 2 karikatorë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë